LAJMI I FUNDIT:

ZGJIM

ZGJIM

Poezi nga: Pierluigi Capello
Përktheu Beti Njuma

Zgjohesh një ditë dhe gjërat duken të njëjtat
ndërsa pas nesh është hapur një zbrazëtirë
pasi është bërë gjithfarë për ta ndalur jetën
mes një panorame gurësh të hapërdarë dhe tjegullash të thyera.
Atëherë njeriu vë kolinozinin mbi furçë,
përzien kafen me sheqer
me po atë kujdes prej shkollari kur priste nga letra një varg fëmijësh kapur përdore,
peshq të vegjël që puthin ajrin.