Kampionati Botëror ka hyrë në fazën më interesante, ndërsa kanë mbetur në garë vetëm edhe tetë ekipe në rrugëtimin drejt finales.

Nesër do të startojnë edhe sfidat çerekfinale, ku FIFA ka përcaktuar edhe gjyqtarët që do të gjykojnë këto takime.


Kështu ndeshjen e parë mes Uruguait dhe Francës, ndeshjen do ta drejtojë gjyqtari nga Argjentina, Nestor Pitana.

GettyImages 985248560 (Getty Images)

Kjo zgjidhje nuk ka kaluar pa zhurmë, pasi që pikërisht Franca është ajo që e ka nxjerrë Argjentinën jashtë, vendlindjen e gjyqtarit.

Takimi tjetër i së premtes mes Belgjikës dhe Brazilit, do të gjykohet nga Milorad Mazic.

GettyImages 986173878 (Getty Images)

Të shtunën në fushë do të jetë Bjorn Kuipers i Holandës i cili do ta drejtojë ndeshjen mes Suedisë dhe Anglisë.

GettyImages 988982282 (Getty Images)

Në ndeshjen e fundit Kroacia- Rusia, gjyqtar do të jetë Sandro Ricci. /Telegrafi/

GettyImages 984389046

telegrafi sport app