Duket se është zgjedhur misteri i objektit të paidentifikuar fluturues që ka rënë mbrëmë në Qipron Veriore.
Bëhet fjalë për një raketë të prodhimit rus, e cila ishte shkrepur gjatë sulmeve ajrore izraelite në Siri, kanë njoftuar mediat lokale.
Kujtojmë që një objekt i paidentifikuar fluturues kishte rënë dhe shpërthyer në territorin e Qipros Veriore, transmeton Telegrafi.
Në opinion më pas filluan të qarkullojnë thashetheme të ndryshme se çfarë mund të jetë ajo.
Disa pretendonin se bëhet fjalë për raketë kundërajrore, derisa një pjesë tjetër besonin se është aeroplan izraelit i rrëzuar gjatë sulmeve ajrore në Siri.
Megjithatë, këtij misteri i erdhi fundi kur edhe u konfirmua se bëhet fjalë për raketë e prodhimit rus, që me sa duket pas shkrepjes “ka bredhur”. /Telegrafi/
#UPDATE: Reported video of large fires and debris seen at location of crash site near Kibris in northern Cyprus https://t.co/YuEDc7rNKl
— ELINT News (@ELINTNews) July 1, 2019