LAJMI I FUNDIT:

Zgjidhen anëtarët e rinj të Komisionit të Granteve për vitin 2019

Zgjidhen anëtarët e rinj të Komisionit të Granteve për vitin 2019

Nën udhëheqjen e ministrit të Financave, Bedri Hamza, të mërkurën u mbajt takimi i Komisionit të Granteve, ku u bë përzgjedhja e anëtarëve të rinj të këtij Komisioni për vitin 2019.

Në përputhje me Ligjin e Financave të Pushtetit Lokal, përzgjedhja e anëtarëve të rinj u bë me short, ku për vitin 2019 anëtarë të rinj të këtij komisioni u zgjodhën kryetari i Komunës së Skenderajt, Dragashit, Podujevës, si dhe kryetari i komunës së Graçanicës.

Me këtë rast, Ministri Hamza përgëzoi anëtarët e deritanishëm për punën dhe kontributin e tyre në Komisionin e Granteve, si dhe i uroj anëtarët e rinj për përzgjedhjen, duke i inkurajuar ata që të përkushtohen gjatë angazhimeve të tyre në këtë Komision, me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve në të gjitha komunat e Kosovës.


Ky Komision përbëhet nga 9 anëtarë, prej të cilëve katër janë anëtar nga Qeveria, një nga Komisioni për Buxhet në Kuvend, si dhe katër anëtarë tjerë janë nga niveli komunal, që përfaqësohet nga tri komuna shumicë dhe një komunë pakicë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Super Viva sjell

Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Ekonomi
Kalo në kategori