LAJMI I FUNDIT:

Zgjerohet mbështetja financiare në vlerë prej një mijë euro në vit, për studentet në fushat STEM

Zgjerohet mbështetja financiare në vlerë prej një mijë euro në vit, për studentet në fushat STEM

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se kanë zgjeruar mbështetjen financiare në vlerë prej 1000 euro në vit, për studentet vajza/gra që studiojnë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës.

Nagavci ka njoftuar se po ashtu kanë zgjatur afatin për aplikim në këtë thirrje deri më datën 31.10.2021 në ora 16:00.

“Zgjerohet mbështetja financiare në vlerë prej 1000 euro në vit, për studentet vajza/gra në fushat STEM. Sot kam nënshkruar vendimin për zgjerimin e mbështetjes financiare për studentet vajza/gra që studiojnë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) edhe për vitin e dytë dhe tretë.Me këtë rast, kemi zgjatur afatin për aplikim në këtë thirrje deri më datën 31.10.2021 në ora 16:00″, ka njoftuar Nagavci.


Tutje, ajo ka shkruar se thirrja për studentet vajza/gra që studiojnë në fushat STEM në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë, tani përfshinë të gjitha vajzat /gratë nga viti i parë deri në të tretin sipas aneks-listës së programeve të publikuara në vendim”.

“Njëkohësisht duke u mbështetur në kërkesën e parashtruar nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike të UP-së për përfshirjen e programit Komunikacion dhe Transport kemi vendosur për përfshirjen e këtij programi në aneks listën e programeve të përshtatshme për aplikim”, deklaroi ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori