LAJMI I FUNDIT:

Zgjerohet hetimi për rastin “Aditiv”, ndalohen edhe tetë persona tjerë

Zgjerohet hetimi për rastin “Aditiv”, ndalohen edhe tetë persona tjerë

Nga procedura hetimore e zhvilluar deri më tani për rastin e njohur në opinion si “Aditiv”, në drejtim të zgjerimit të procedurës, nën udhëheqjen e prokurorëve nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, të cilët janë duke vepruar për rastin sot janë ndaluar tetë persona nga Manastiri, Kërçova dhe Velesi dhe është bërë bastisje në një lokacion në Veles.

Si rezultat i provave të siguruara, është lëshuar një urdhër tjetër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 11 personave për të cilët ekziston dyshimi se tre persona të përfshirë nga hetimi i mëparshëm kanë kryer edhe veprën penale të pastrimit të parave dhe produkteve të tjera nga veprat penale.

Për të njëjtën vepër dyshohen edhe pesë persona të tjerë, nga të cilët i dyshuari i parë akuzohet edhe për veprën e Shoqatës Kriminale. Tre persona të përfshirë në hetim akuzohen për shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.


Njëkohësisht, përveç katër personave juridikë të deritanishëm penalisht, në këtë rast është përfshirë edhe një person juridik, pronari dhe menaxheri i të cilit është i dyshuari kryesor.

Meqenëse janë plotësuar kushtet, prokuroria do t’i propozojë gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, masë paraburgimi ndaj të dyshuarit të parë dhe masa parandaluese për tetë të dyshuarit e tjerë, ndërsa për tre të dyshuarit për të cilët hetim procedura tashmë është duke u zhvilluar, masat e vendosura më parë për sigurinë e tyre mbeten në fuqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Lajme
Kalo në kategori