Zgjerohen linjat 3A dhe 11 në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar për zgjerimin e linjave Nr. 3A dhe Nr. 11
Në njoftim thuhet se komuna e Prishtinës vijon zbatimin e Reformës së Transportit Publik me zgjerimin e dy linjave kyçe:
Linja Nr. 3A – Rr. “27 Nëntori” – Lagjja e Spitalit – Mati zgjatet deri te Rr. “Lugmiri”.
Dhe linja Nr. 11 – Prishtinë – Barilevë zgjatet deri në kryqëzimin me Rr. “Dul Dragusha”
Komuna e Prishtinës thotë se zbatimi menaxhohet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe hyn në fuqi menjëherë.
"Ky është një hap i parë drejt një transformimi më të thellë, për ta bërë Prishtinën një qytet më të ndërlidhur, më të gjelbër dhe më të qasshëm për të gjithë", vijon njoftimi./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































