LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, rritje e të interesuarve për të votuar, krahasuar me zgjedhjet paraprake

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, rritje e të interesuarve për të votuar, krahasuar me zgjedhjet paraprake

Sot në Mal të Zi po mbahen zgjedhjet presidenciale dhe në garë për president janë shtatë kandidatë.

Kështu, atje, qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 20:00.

Dhe deri në orën 15:00 atje kanë votuar 43,76 për qind e votuesve, njoftoi kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Nikolla Mugosha, shkruajnë mediat në Mal të Zi, përcjell Telegrafi.


Ndërkohë, deri në orën 17:00 kanë votuar 52,40 për qind e votuesve të regjistruar.

Ana Neneziq nga CEMI ka thënë për TVCG se pjesëmarrja ishte pak më e lartë se në zgjedhjet e mëparshme presidenciale në vitin 2018 dhe diku në nivelin e zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016.

Por ajo gjithashtu thotë se pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale është gjithmonë pak më e ulët se në zgjedhjet parlamentare.

“Kjo përqindje ishte gjithmonë ndërmjet 62 dhe deri në 65 për qind. Këtë herë, mendoj se pjesëmarrja mund të shkojë deri në 68 për qind, sepse kemi liderë partish që janë kandidatë për president”, ka thënë Neneziq për TVCG, përcjell Telegrafi.

Një influencues pa përvojë politike, presidenti aktual, katër kandidatë të tjerë dhe një kandidate femër, janë në listën zgjedhore në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi.

Nëse nuk ndodh që një kandidat fiton më shumë se gjysmën e votave në raundin e parë të votimit, pason raundi i dytë i votimit, i cili do të mbahet më 2 prill. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Scholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës

Scholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës

Evropa
Dalin detajet e para të bisedës telefonike mes Scholzit dhe Putinit - çfarë i kërkoi kancelari gjerman, presidentit rus

Dalin detajet e para të bisedës telefonike mes Scholzit dhe Putinit - çfarë i kërkoi kancelari gjerman, presidentit rus

Evropa
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Botë
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Botë
ISW: Putini është i shqetësuar për problemet e mëdha që do të godasin Rusinë vitin e ardhshëm

ISW: Putini është i shqetësuar për problemet e mëdha që do të godasin Rusinë vitin e ardhshëm

Botë
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Amerika
Kalo në kategori