Fakti që vetëm Lista Serbe është parti nga ky komunitet që garon për zgjedhjet e 19 majit për kryetar të katër komunave, tregon se eksiton frika që atje të shpallet tjerë kundër kandidat serb. Kështu thonë njohësit e zhvillimeve politike dhe të sigurisë në vend.
Mbarëvajtja e zgjedhjeve të 19 majit në katër komunat veriore të vendit, pritet të kalojë pa incidente.
Sipas njohësit të çështjeve të sigurisë, Avni Islamit, Serbia nuk është e interesuar që të krijojë parregullsi atje, ngase do të ishte përgjegjësi direket e saj.
“Aktualisht edhe Kosova edhe Serbia po mundohet ta paraqesin veten si paqeruajtës dhe të interesuar që të zgjidhet çështja e Kosovës përfundimisht. Pra, në këtë rast as Serbia nuk është e interesuar të ketë incidente në veriun e Kosovës, sepse kështu do të jetë përgjegjësi direkte e saj”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Avni Islami.
Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se krahas zgjedhjeve të kaluara, në këto zgjedhje është bërë regres, ngase vetëm një parti serbe po konkurron për kryetar komune atje. E kjo për shkak të frikësimit.
“Kemi shënuar një regres, sepse ka garuar vetëm një subjekt politik serb e që në bazë të informatave që kemi nga atje, mund të vlerësohet se kemi pasur frikësim sidomos pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit atje. Pra zgjedhjet nuk do të jenë të lira pasi iu është pamundësuar garimi subjekteve tjera, ndonëse jo zyrtarisht por në bazë të mbështetjes që i ka dhënë Beogradi Listës Serbe”, deklaroi Eugen Cakolli.
Duke folur për fushatën zgjedhore që do të filloi me 13 maj, ai tha presin një fushatë të qetë pa incidente të cilat do të cenonin integritetin e procesit zgjedhor.
Ndërkaq në hedhjen e shortit të renditjeve të partive politike, nga KQZ, në garën zgjedhore, Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë numrin 60, PDK 61 e Lista Serbe 62./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

9 ditë nga zhdukja e dy të miturve në Prishtinë, rasti po hetohet

Filipçe: Kandidatët për kryetar komunash duhet të kenë kualifikimet dhe përvojën e nevojshme

Universiteti i Harvardit organizon diskutim mbi gjeopolitikën dhe gjeo-ekonominë e Ballkanit Perëndimor

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës