Zgjedhjet në pesë bashki në Shqipëri, Rama fton qytetarët të dalin në votime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ftuar të gjithë qytetarët e pesë bashkive që dalin e të marrin pjesë në votim.
Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar: “Dhe me ftesën për qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit e Tepelenës, për të votuar sot në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryebashkiakët e rinj, ju uroj një të diel të paqtë”.
Ndërkaq, në 5 bashki të vendit mbahen zot zgjedhjet e pjesshme vendore.
334.539 mijë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin kryebashkiakët e rinj në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat e Tepelenë, ndërsa për drejtimin e këtyre bashkive janë në garë 13 kandidatë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































