LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet e 9 shkurtit, mediat do të lejohen të vëzhgojnë numërimin e fletëvotimeve në vendvotime

Zgjedhjet e 9 shkurtit, mediat do të lejohen të vëzhgojnë numërimin e fletëvotimeve në vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të lejojë që mediat e akredituara të vëzhgojnë procesin e numërimit të fletëvotimeve në vendvotime për zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi ka shtuar se kjo do të lejojë që përfaqësuesit e mediave të filmojnë dhe fotografojnë procesin e numërimit, duke respektuar gjithmonë të dhënat e mbrojtura me ligj.


“Ne e shohim transparencën si një çështje kyçe në rritjen e besueshmërisë së qytetarëve në proceset zgjedhore. Besojmë se ky është një hap jashtëzakonisht i madh që do të ndikojë në disa drejtime: do të sjellë transparencë më të madhe të procesit zgjedhor, rritje të besueshmërisë së qytetarëve sidomos në numërin e fletëvotimeve në vendvotime dhe siguri për subjektet politike”, ka thënë Elezi.

Ai theksoi gjithashtu: “Dua të sigurojmë që anëtarët e Këshillit të Vendvotimit të numërojnë fletëvotimet pa u penguar, pasi saktësia në numërim është e domosdoshme.”

KQZ beson se realizimi i kësaj mundësie do të jetë i lehtë dhe do të kontribuojë në një proces zgjedhor më të besueshëm dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori