LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet britanike nuk ndryshojnë kalendarin e negociatave të 27-ve për Brexit

Zgjedhjet britanike nuk ndryshojnë kalendarin e negociatave të 27-ve për Brexit

Zgjedhjet e parakohshme britanike të 8 qershorit, të njoftuara të martën nga kryeministrja britanike, Theresa May, nuk do të ndryshojnë planet e 27-ve për negociatat e ardhshme të Brexit, bëri të ditur për median një zëdhënës i presidentit të Këshillit Evropian.

“Zgjedhjet britanike nuk do të ndryshojnë planet e BE-së”, deklaroi Preben Aaman, i pyetur në lidhje me ndikimin e këtij procesi zgjedhor në kalendarin e negociatave, ku zyrtarë evropianë janë shprehur se negociatat mund të nisin nga fundi i majit.

Liderët e 27 shteteve duhet të miratojnë më 29 prill, gjatë një samiti në Bruksel, udhëzimet e tyre negociuese në bazë të propozimeve të paraqitura tashmë nga presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.


Udhëzime më të detajuara të negociatave do të miratohen më pas nga shtetet anëtare të BE-së, pa Britaninë e Madhe, më 22 maj.

“Ky fakt do t’i mundësojë 27-ve nisjen e negociatave”, bëri me dije zëdhënësi.

Këto negociata do të kryesohen nga pala evropiane nga francezi, Michel Barnier, i përzgjedhur nga Komisioni Evropian dhe stafi i tij, në bazë të mandatit të votëbesuar.

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Evropa
Një zyrtar i Kievit tregon se çfarë do të propozojë Ukraina në bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite

Një zyrtar i Kievit tregon se çfarë do të propozojë Ukraina në bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite

Botë
Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Botë
Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Kalo në kategori