Duke komentuar fituesit e fundit të çmimit Nobel në Letërsi, e përditshmja e njohur sllovene ”Delo” thotë se shpallja e nobelistëve nuk pritet asnjëherë pa polemika, kështu që nuk mund të ndodhte ndryshe edhe këtë herë.
Nën titullin ”Talenti me sfond”, gazeta vë në dukje abuzimin seksual dhe keqpërdorimin financiar në Akademinë Mbretërore Suedeze të Shkencave që ka vazhduar për të paktën 20 vite. Megjithatë, Akademia nuk shfaqi asnjë lloj pendese; nuk e trajtoi çështjen e ngacmimit seksual ose pabarazisë gjinore si pjesë e akademisë apo kulturës në përgjithësi.
Duke sjellë në vëmendje se më 2015 Sara Danius u bë sekretarja e parë e përhershme e Akademisë dhe deri këtë vit numërohen vetëm 14 gra si fituese të çmimit Nobel në Letërsi, gazeta ngre pyetjen nëse Olga Tokarczuk do të ishte gruaja e 15-të, po të mos ishin bërë aq shumë akuza vitin e kaluar.
Gazeta vë në dukje gjithashtu se përkundër pretendimeve për të qenë eurocentrike, Akademia zgjodhi dy fitues nga zemra e Evropës. Për më tepër, njëri prej tyre, Peter Handke (që ka nënën sllovene – v.j.), ka vepruar si mbrojtës i Serbisë dhe udhëheqësit të saj Sllobodan Millosheviq, gjatë konflikteve jugosllave.
Shpallja e fituesve nuk është pritur asnjëherë pa ndonjë polemikë, sidoqoftë, së pari sepse çmimi në letërsi në parim do të eklipsonte të gjithë të tjerët, pasi frytet e punës të laureatëve njihen drejtpërdrejt nga një publik shumë më i gjerë sesa ato në fushat e mjekësisë, fizikës, kimisë dhe ekonomisë. Secili nga më shumë se 100 fituesit në historinë e çmimit Nobel duhet të ketë pasur një talent të madh, por shumë prej tyre ishin shumë pak të njohur nga publiku, ndërsa autorët e tjerë të adhuruar nuk janë nderuar me çmim.
Pavarësisht faktit se estetika është e vështirë dhe kërkon një ndjeshmëri të veçantë dhe reflektim të gjatë, siç thotë Borges, Akademia shpesh vendos duke u bazuar në kritere të tjera, më të thjeshta. Ne nuk po themi se ata mund të kenë vepruar në këtë mënyrë këtë herë, pasi të dy, edhe Tokarczuk edhe Handke janë shkrimtarë të shkëlqyer, por është e pamundur të thuash se nuk ka më të mirë se ata.
Handke nuk do të mbahet mend në histori si një nga zgjedhjet e vetme politike që ka ngjallur mjaft polemika. Përpara tij kanë qenë Winston Churchill, Aleksandr Solzhenitsyn, Czesław Miłosz, Dario Fo, Orhan Pamuk…
“Peter Handke është i veçantë në këtë grup… nëse vendi ku ai lindi dhe u rrit nuk do të kufizohej me këtë vend, Jugosllavinë, ai me siguri nuk do të kishte qenë aq i preokupuar për të. Shpjegimi i tij ishte se ai e njihte situatën në Ballkan më mirë sesa bashkëmoshatarët e tij në Paris, Berlin apo SHBA, kështu që ai kishte të drejtë të shkruante në atë mënyrë”. /ata/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë

Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Revolucioni hungarez i vitit 1956 dhe roli negativ i Jugosllavisë
William Shakespeare dhe pesë mite për dramaturgun më të madh në histori
Libri për dhimbjen e trishtimin

Thënie të thella që nuk pendoheni nëse i lexoni!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker