LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhja e prokurorëve të rinj, dyshohet për skandale të reja në Këshillin e Prokurorëve

Zgjedhja e prokurorëve të rinj, dyshohet për skandale të reja në Këshillin e Prokurorëve

Skandal i ri ka dridhur Këshillin e Prokurorëve Publik, pas informacioneve në publik se kryetari i këtij trupi, Kole Shterjev, në mënyrë joligjore ka zgjedhur mbesën e tij në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Makfaks njofton se në zgjedhjet e djeshme të prokurorëve për mandat të ri, Lidija Raiçeviq nga Prokuroria për Krim të Organizuar ka votuar për Fidanka Rajevskan. Ajo është gruaja e Ljube Rajevski, njëri nga drejtorët e NLB Bankës, i cili prej vitit të kaluar është i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe larje parashë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Kole Shterjev tha se kolegia e tij, Fidanka Rajevska ka votuar kur është sjellur vendimi për Raiçeviq, por nuk zbuloi se si.


Sipas Shterjev, Raiçeviq nuk është zgjedhur në Prokurorinë për Krim të Organizuar pasi nuk ka pasur pikë të mjaftueshme. Rajevska në vitin 2012 është zgjedhur për prokuror publike, ndërsa katër vite më vonë është zgjedhur anëtare e Këshillit të Prokurorëve Publik.

Këshilli i Prokurorëve dje zgjodhi shtatë prokurorë në Prokurorinë për Krim të Organizuar. Ndërsa mes tyre nuk ishte prokurorja Raiçeviq, e cila ka konkurruar në shpallje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori