Ka përfunduar në ora 19:00 procesi i votimit në zgjedhjet e katër komunave veriore të vendit.

Procesi është përcjellë me dalje të ulët të votuesve.


KQZ ka njoftuar se nga 44 qendra votimi sa janë gjithsej, vetëm 6 prej tyre kanë shërbyer për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative.

Në zgjedhjet për kryetar të komunës së Leposaviqit në garë janë: Albulena Hetemi Behluli (PDK) Aleksandar Jablanoviq (PKS) dhe Lulzim Hetemi (VV).

Aleksandar Jablanoviq (PKS) në fund ishte tërhequr nga gara, ndërsa KQZ ka njoftuar se fletëvotimet janë shtypur më herët dhe do të jenë pjesë e zgjedhjeve.

Në Zubin Potok gara zhvillohet mes dy kandidatëve, Izmir Zeqirin nga PDK dhe Flatron Hasanin e Vetëvendosjes.

Në Zveçan kandidojnë Ilir Peci nga PDK-së, Fetah Peci nga VV, ndërsa Sladjana Pantoviq është kandidate e pavarur.

Në zgjedhjet për kryetar të Mitrovicës së Veriut garojnë Iniciaitva Qytetare Mitrovica me kandidatin Betim Osmani, PDK me Taulant Kelmendin dhe Vetëvendosje me Erden Atiq.

Kurse, në zgjedhjet për dy kuvendet komunale, Partia Demokratike e Kosovës garon me 16 kandidatë në Zveçan dhe 2 në Leposaviq, e Lëvizja Vetëvendosje me 10 kandidatë në Zveçan dhe 18 në Leposaviq.

Nga radhët e komunitetit serb, vetëm Partia Kosovskih Srba ka rreth 20 kandidatë në garë për kuvendin e komunës së Leposaviqit.

Të drejtë vote kanë pasur 45 mijë e 95 votues.

23/04/2023 20:01-KQZ: Në katër komunat veriore votuan 1567 qytetarë

Në zgjedhjet e sotme në katër komunat veriore kanë votuar 1557 qytetarë nga gjithsej 45 mijë qytetarë me të drejtë vote.

Kjo u bë e ditur në konferencën e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Në prezantimin e të dhënave, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tregoi në detaje numrin e votuese për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Ai tha se i tërë procesi zgjedhor gjatë të dielës është zhvilluar pa ndonjë problem.

“Procesi zgjedhor është zhvilluar pa ndonjë problem. Të gjitha qendrat e votimit ku është zhvilluar procesi i votimit janë mbyllur. Aktualisht anëtarët e këshillave në këto qendra janë duke bërë numrin e fletëvotimeve. Ju njoftojmë se në ditën e sotme numri i qytetarëve që kanë votuar është si në vijim: Në Leposaviq kemi 141 votues, apo 1.06 për qind, në Zubin Potok kemi 385 votues apo 5.78 për qind, në Zveçan kemi 204 votues apo 2.92 për qind, në Mitrovicën e Veriut 837 votues apo 4.62 për qind”, tha ai.

Derisa ka potencuar se KQZ-ja ka ofruar mundësinë dhe kushtet për secilin qytetarë me të drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre.

“Dua të përsërisë se KQZ-ja ka ofruar mundësinë dhe kushtet për të gjithë qytetarët me të drejtë vote në këto komuna që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre dhe institucionet demokratike”, shtoi ai.

Krahas kësaj, ai bëri të ditur se rezultatet preliminare do të dalin gjatë orëve në vijim.

23/04/2023 19:56-Në katër komunat veriore votuan 1567 qytetarë

Në zgjedhjet e sotme në katër komunat veriore kanë votuar 1557 qytetarë nga gjithsej 45 mijë qytetarë me të drejtë vote. Kjo u bë e ditur në konferencën e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Në prezantimin e të dhënave, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tregoi në detaje numrin e votuese për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Ai tha se i tërë procesi zgjedhor gjatë të dielës është zhvilluar pa ndonjë problem.

“Procesi zgjedhor është zhvilluar pa ndonjë problem. Të gjitha qendrat e votimit ku është zhvilluar procesi i votimit janë mbyllur. Aktualisht anëtarët e këshillave në këto qendra janë duke bërë numrin e fletëvotimeve. Ju njoftojmë se në ditën e sotme numri i qytetarëve që kanë votuar është si në vijim: Në Leposaviq kemi 141 votues, apo 1.06 për qind, në Zubin Potok kemi 385 votues apo 5.78 për qind, në Zveçan kemi 204 votues apo 2.92 për qind, në Mitrovicën e Veriut 837 votues apo 4.62 për qind”, tha ai.

Derisa ka potencuar se KQZ-ja ka ofruar mundësinë dhe kushtet për secilin qytetarë me të drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre.

“Dua të përsërisë se KQZ-ja ka ofruar mundësinë dhe kushtet për të gjithë qytetarët me të drejtë vote në këto komuna që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre dhe institucionet demokratike”, shtoi ai.

Krahas kësaj, ai bëri të ditur se rezultatet preliminare do të dalin gjatë orëve në vijim.

23/04/2023 19:14-DnV: Zgjedhjet në veri, të improvizuara e të bokotuara nga komuniteti serb

“Demokracia në Veprim” përmes ekipeve mobile ka vëzhguar të dielën procesin zgjedhor në katër komunat veriore të vendit – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Vëzhguesit tanë kanë vizituar pothuajse të gjitha qendrat e votimit të hapura në këtë pjesë.

Refuzimi i subjekteve politike nga komuniteti serb për të marrë pjesë në zgjedhje, si dhe tërheqja e kandidaturave pas certifikimit nga KQZ, ka rezultuar me bojkotim të zgjedhjeve nga ana e votuesve të komunitetit serb në këtë pjesë. Në këtë drejtim, rol kanë luajtur edhe thirrjet dhe kërkesat e vazhdueshme të Listës Serbe për mospjesëmarrje në zgjedhje të votuesve serb.

Sa i përket administrimit të zgjedhjeve, është vërejtur një improvizim i procesit zgjedhor, duke nisur nga zhvillimi i zgjedhjeve në kontejnerë, që kanë zëvendësuar rreth 70% të qendrave të zakonshme të votimit. Qendrat e improvizuara të votimit kanë qenë të vendosura përgjatë rrugëve magjistrale, larg zonave të banuara, duke qenë kësisoj vështirë të arritshme nga votuesit potencial. Gjithashtu, shumica e vendvotimeve kanë qenë të fuzionuara në qendra alternative të votimit, ku numri i votuesve të regjistruar për qendër ka arritur deri në rreth 6 mijë sosh.

Siguria e procesit zgjedhor është garantuar nga Policia e Kosovës, e cila ka pasur prezencë në afërsi të të gjitha qendrave të votimit. Si rrjedhojë, procesi zgjedhor është përmbyllur pa asnjë incident apo kërcënim të integritetit të procesit zgjedhor.

Përveç nga DnV-ja, procesi zgjedhor në secilën qendër të votimit është vëzhguar edhe nga vëzhgues të dy organizatave jo-qeveritare lokale që veprojnë në veri të vendit.

Përderisa në zonat e banuara nga komuniteti serb ka pasur bojkotim pothuajse të plotë të zgjedhjeve, në zonat e banuara nga komuniteti shqiptar, është evidentuar një trend më i lartë i daljes në votime.

Në këtë mënyrë, ndonëse zgjedhjet plotësuan kriteret minimale ligjore, ato nuk garantojnë legjitimitet politik e përfaqësues të institucioneve që do të prodhohen nga to.

23/04/2023 18:12-Zgjedhje të qeta në Mitrovicën e Veriut, në Suhodoll kanë votuar mbi 200 qytetarë

Në Suhodoll, fshat i banuar kryesisht me shqiptarë është një nga qendrat më të frekuentuara nga qytetarët të cilët kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.

Gazetarja e RTV Dukagjinit e cila po qëndron në Mitrovicën e Veriut, për të parë nga afër procesin e zgjedhjeve atje, ka thënë se të drejtën e votimit në këtë qendër e kanë ushtruar mbi 200 qytetarë ashtu siç e kanë shfrytëzuar pothuajse në numër të njëjtë edhe në Lagjen e Boshnjakëve.

Në këto dy qendra numri i votuesve që kanë të drejtë vote është diku rreth një mijë.

Sipas raportimeve nga qendrat e votimit nuk është ndonjë qytetarë serbë që ka shfrytëzuar të drejtën e votës në komunën e Mitrovicës së Veriut.

“Në bisedat tona me qytetarët kryesisht shqiptarë është thënë se presin që të ndryshojë jeta e tyre në këtë vend pasi dihet se ka pasur incidente të shpeshta dhe presin që kjo të ndryshojë dhe se ky është një moment i duhur që ata të shfrytëzojnë të drejtën në të mirë të komunitetit”.

Në pesë qendrat e hapur në Mitrovicën e Veriut, nuk është se ka pasur ndonjë incident nga mëngjesi e deri më tani dhe gjithçka po shkon sipas planit operativ.

23/04/2023 17:57-Zero vota, në tri prej katër vendvotimeve në Zubin Potok

Dalja e qytetarëve me të drejtë vote, për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale, në veri të vendit, ashtu siç edhe u parashikua është minimale.

Në komunën e Zubin Potokut, situata është e qetë, por deri në këto momente [ora 17:20] në tri nga katër vendvotimet, të drejtën për të votuar nuk e ka shfrytëzuar asnjë qytetar.

Në njërën nga këto vendvotime, në Velje Breg, gazetari i RTV Dukagjinit tha se deri në orën 17:20, nuk votuar as edhe një person i vetëm.

Kryesuesi i kësaj qendre, Arton Mezraja, tha se numri i personave me të drejt vote në këtë qendër votimi, është mbi katër mijë, dhe se asnjëri nga ta nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për votë.

“Në përgjithësi ka filluar mirë në ora 7 ka qenë e gatshme qendra e votimit, por megjithatë deri në këtë moment, nuk ka asnjë qytetarë që ka votuar. Numri i votuesve është 4 mijë e 11 votues. Asnjë material nuk është shfrytëzuar, ka qenë vetëm një qytetar që është ndalë, dhe është interesuar nëse në listën zgjedhore është një kandidate e tij e preferuar, por nuk ka qenë”, ka thënë ai.

Në këtë pikë votuese, ka qëndruar Policia e Kosovës, zyrtarët e të cilëve janë zëvendësuar nga kolegët e tyre rreth orës 16:30.

23/04/2023 17:38-Në qendrën e votimit në Leposaviq ku votuesit janë vetëm shqiptarë, pjesëmarrja 36.5 përqind

Në qendrën e votimit në Leposaviq ku votuesit janë vetëm shqiptarë, pjesëmarrja deri më tani 36.5 përqind

Numër jo i kënaqshëm i daljes në votime në fshatrat shqiptare të Leposaviqit. Në një qendër votimi ku të gjithë votuesit janë shqiptarë kanë votuar vetëm 36.5 e qytetarëve me të drejt vote.

Avni Halili, menaxher i qendrës së votimit në Koshtovë të Komunës së Leposaviqit, ka thënë se 63 qytetarë kanë të drejtë votimi në këtë vend, derisa 23 prej tyre deri tash kanë votuar.

“Këtu gjithsej janë 63 persona në listë që kanë të drejtë vote, kurse deri në këto momente vetëm 23 kanë votuar prej tyre”, ka thënë Halili për RTV Dukagjini.

Halili ka thënë tutje se qytetarët që kanë të drejtë vote janë nga komuniteti shqiptar.

23/04/2023 16:31-Tre votues serb në qendrën e votimit në Leposaviq

Tre qytetarë të nacionalitetit serb kanë votuar në qendrën e votimit në Leposaviq.

Kështu bëri të ditur menaxheri i kësaj qendre, Enver Aliu.

Ai tha se nuk procesi i votimit është i qetë dhe nuk kanë evidentuar ndonjë parregullsi.

“Qendra është hap me kohë, deri në këtë moment i kemi tre votues të nacionalitetit serb. Votues serb... gjithçka ka shkuar qetë... jo jo, gjithçka është në rregull”, tregon ai.

23/04/2023 15:39-KQZ publikon të dhënat për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në ora 15:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ( KQZ ) në konferencën e tretë të mbajtur lidhur me zgjedhjet në veri ka publikuar disa të dhëna lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në ora 15:00.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se procesi zgjedhor është duke vijuar në rregull dhe se nuk është njoftuar për ndonjë pengesë deri tani, transmeton Telegrafi.

“Në Leposaviq 110 votues apo 0.83%, në Zubin Potok janë 240 votues apo 3.6%, në Zveçan janë 145 votues apo 2.07% dhe në Mitrovicë të Veriut 590 votues apo 3.3%”, tha ai.

Elezi theksoi tutje se konferenca e radhës do të mbahet në ora 19:30, pas mbylljes së vendvotimeve.

Ndryshe, qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues.

23/04/2023 15:13-“Mbreti i çmendur i Vuçiqit që vepron si kryeministre e Serbisë”, Vela i reagon Brnabiqit

Blerim Vela interviste foto Ridvan Slivova 2

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, i ka reaguar kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq pas deklaratës së saj lidhur me zgjedhjet në veri.

“Mbreti i çmendur i Vuçiqit ka një dozë të lartë të shakave. Njëri prej tyre ndodh të jetë ficus politik që vepron si kryeministër i Serbisë. Regjimi në Beograd kërkonte përmes ndërhyrjes zgjedhore të bllokonte zgjedhjet në veri të Kosovës. Tani që ata dështuan ata janë të zhveshur dhe duke bërë sulme qesharake!”, ka deklaruar Vela.

Ndaj deklaratës së Brnabiq ka reaguar sot edhe shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Kusari-Lila i tha Brnabiqit që të kujtojë ditën e sotme. “Kjo është dita kur Serbia humbi zyrtarisht çdo mundësi për ndikim të mëtejshëm”. /Telegrafi/

23/04/2023 15:02-KFOR dhe Policia e Kosovës vazhdojnë monitorimin e gjendjes në veri

339811471 249282940811694 6205198860288918028 n

KFOR-i së bashku me zyrtarët e Policisë së Kosovës janë duke vazhduar të monitorojnë gjendjen në veri.

Deri tani situata është nën kontroll dhe nuk raportohet për ndonjë incident apo ndonjë pengesë gjatë procesit të votimit, transmeton Telegrafi.

Deri në orën 11:00 sipas të dhënave nga KQZ-ja 313 qytetarë  kanë votuar në Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Vendvotimet do të jenë të hapura deri në ora 19:00.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në votime. /Telegrafi/

23/04/2023 14:56-Konjufca: Zgjedhjet në veri po mbahen në atmosferë të qetë dhe demokratike

Deshton mbledhja e Kryesise se Kuvendit Glauk Konjufca foto Ridvan Slivova 2 e1671891770822

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u ka bërë thirrje qytetarëve në katër komunat veriore që të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Procesi zgjedhor në katër komunat veriore, siç ka shkruar Konjufca, po organizohet në atmosferë të qetë dhe demokratike.

“Sot, në një atmosferë të qetë dhe demokratike po mbahen zgjedhjet lokale në katër komunat e Republikës së Kosovës, përkatësisht në komunën e Veriut të Mitrovicës, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Zgjedhjet janë mjeti më demokratik dhe mundësia më mirë për qytetarët që përmes votës së lirë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të bëjnë ndryshimet e dëshiruara”, ka shkruar Konjufca.

Kryeparlamentari ka thënë se vota e qytetarëve do të ketë ndikim të madh në vendimmarrje lokale dhe ndryshime të përgjithshme pozitive.

“Prandaj i ftoj qytetarët me të drejtë vote të  këtyre komunave që të marrin pjesë sa më masivisht në zgjedhjet e sotme lokale.

Mos e humbni rastin. Vota juaj do të ketë ndikim të madh në vendimmarrjen lokale, në ndryshimet e përgjithshme pozitive dhe në jetën e mirëqenien tuaj”, u shpreh Konjufca. /Telegrafi/

23/04/2023 14:40-Situatë e qetë në Leposaviq, numër i vogël i qytetarëve kanë votuar deri më tani

342734416 644450954169407 7873171979038980090 n

Procesi zgjedhor në katër komunat veriore është duke vazhduar i qetë. Deri më tani nuk është raportuar ndonjë incident.

Pavarësisht situatës së qetë, qytetarët nuk është se po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Deri në orën 11:00 sipas të dhënave nga KQZ-ja 313 qytetarë vetëm kanë votuar në katër komunat në veri.

Gazetarja e Telegrafit, Elfije Boletini-Bejtullahu e cila aktualisht ndodhet në Leposaviq njofton se numër i vogël i qytetarëve kanë votuar edhe në këtë komunë. Në njërën nga qendrat e votimit në këtë komunë vetëm tre qytetarë kanë votuar.

Situata vazhdimisht është duke u monitoruar nga Policia e Kosovës dhe KFOR-i. /Telegrafi/

23/04/2023 14:38-Kusari-Lila i reagon Brnabiqit: Kujtoje këtë ditë, ditën kur Serbia humbi zyrtarisht çdo mundësi për ndikim të mëtejshëm

Mimoza Kusari Lila Interviste foto Ridvan Slivova 4 e1654678108695

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministres serbe, Ana Brnabiq.

Kusari-Lila i tha Brnabiqit që të kujtojë ditën e sotme. “Kjo është dita kur Serbia humbi zyrtarisht çdo mundësi për ndikim të mëtejshëm”.

“Kujtoni këtë ditë. Kjo është dita kur Serbia humbi zyrtarisht çdo mundësi për ndikim të mëtejshëm përmes zyrtarëve serbë të zgjedhur në Kosovë. I vetmi mjet për Serbinë për t’u përdorur janë bandat me të cilat deri më tani Serbia ka terrorizuar serbët e Kosovës. Është një ditë e vonuar, por më në fund është këtu”, ka shkruar Kusari-Lila në Twitter.

Brnabiq duke shpërndarë disa fotografi nga vendvotimet në veri, tha se ato përshkruajnë në të vërtetë “sundimin e ligjit” dhe kuptimin e vërtetë të “zgjedhjeve demokratike”, të mbështetura nga komuniteti ndërkombëtar.

“Zgjedhje të lira dhe të ndershme, me forca të armatosura dhe me mjete të blinduara! Kjo është Evropa në shekullin 21”, shkroi Brnabiq. /Telegrafi/

23/04/2023 13:57-Vuçiq: Në zgjedhjet në veri kanë dalë vetëm disa serbë që të votojnë

1 139  1

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se deri në ora 13:00 në zgjedhjet në veri kanë dalë vetëm disa serbë.

“Sot po mbahen zgjedhjet në veri të Mitrovicës. Synojnë të vendosin në pushtet ata që nuk mund të marrin një apo dy vota, që nuk jetojnë në veri. Mund t’ju them se deri më tani kanë dalë vetëm disa serbë, nuk e kam tepruar, jam disa serbë në të katër komunat”, tha Vuçiq, transmeton Telegrafi.

Ai theksoi se serbët nuk duan dikë tjetër dhe t’i shërbejnë interesave të tyre, por që serbët duan t’i shërbejnë interesave të tyre dhe duan paqe me të gjithë.

Kujtojmë që sot në veri të Mitrovicës po mbahen zgjedhjet në katër komuna, ndërsa policia ka rritur prezencën në ato komuna për të shmangur çfarëdo eksesi të mundshëm. /Telegrafi/

23/04/2023 13:29-Në dy fshatra të Zubin Potokut asnjë votues deri tani

340789693 1196304834387283 3877393425562366652 n

Në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan është duke vazhduar procesi i votimit.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00 në komunën e Leposaviqit kanë votuar 28 votues (0.21%), në komunën e Zubin Potokut 65 votues (1%), në Zveçan 29 votues (0.41%) dhe në Mitrovicën e Veriut 191 votues (1.05%).

Gazetarja e Telegrafit, Elfije Boletini raporton nga tereni se në fshatrat Sibovc dhe Grabovc të komunës së Zveçanit nuk ka asnjë votues deri tani, dhe se në lista nuk ka asnjë shqiptar.

Procesi i votimit deri tani ka shkuar në mënyrë të rregullt dhe pa ndonjë pengesë.

Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues. /Telegrafi/

23/04/2023 12:58-Zeqiri: Serbëve të veriut po u bëhet presion nga shteti serb

unnamed 1 11

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Zubin Potokun, Izmir Zeqiri u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Ai ka thënë se serbëve të veriut po u pamundësohet një gjë e tillë, ani pse të njëjtit kanë dëshirë që të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor.

Ai tha se zgjedhjet po vijojnë pa probleme.

“E kryem obligimin tonë qytetar e kushtetues, votuam për këto zgjedhje të cilat uroj që të dalin të suksesshme edhe me siguri ashtu. Si duket procesi po shkon në gjendje të rregullt dhe mirë. Uroj që këto zgjedhje të pranohen dhe të jenë të suksesshme. Unë kisha bërë thirrje edhe prej këtu gjithë qytetarëve që të dalin dhe të kryejnë obligimin e tyre qytetar dhe kushtetues”, ka thënë ai.

Zeqiri shtoi se serbëve të veriut po u presion nga shteti serb, ani pse të njëjtit kanë dëshirë që të marrin pjesë në këto zgjedhje.

“Besoj që fluksi i qytetarëve në këtë qendër do të jetë prej tani e tutje. Sa i përket serbëve, nuk e di a ka ndonjë votues, dihet presioni që po ju bëhet nga ana e shtetit serb. Kemi pritur dhe presim që edhe ata… Unë konsideroj që atyre po u bëhet një krim me atë ngushtim të jetës së tyre, sepse ndoshta unë jam shumë i besueshëm që me dëshirë do të dilnin një pjesë një pjesë e madhe po të kishin qenë të lirë. Meqë kanë qenë ato sulmet paraprake, prona, vetura. Dhe ato janë marrë një lloj presioni, që ose duhet të jenë të dëgjueshëm atyre grupeve që i mbajnë nën presione. Mirëpo unë besoj që duhet të dalin dhe uroj që të dalin në zgjedhje”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

23/04/2023 11:43-KQZ: Deri në ora 11:00 në katër komunat në veri votuan 313 qytetarë

Zgjedhjet Lokale Balotazh 2017 foto Ridvan Slivova 19

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ( KQZ ) në konferencën e dyte të mbajtur lidhur me zgjedhjet në veri ka bërë të ditur se procesi i votimit është duke shkuar në rregull dhe pa ndonjë pengesë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka publikuar disa të dhëna lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në ora 11:00, transmeton Telegrafi.

“Procesi i votimit po shkon në rregull dhe pa ndonjë pengesë. Sipas të dhënave pjesëmarrja në proces deri në ora 11:00 është kjo: Leposaviq kanë votuar 28 votues apo 0.21 %. Zubin Potok 65 votues apo 1%. Zveçan 29 votues apo 0.42% Mitrovicë e veriut 191 votues, apo 1.05% “, bëri të ditur ai.

Elezi ftoi qytetarët të marrin pjesë në votime.

Ndryshe, qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës.

Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues.

KQZ ka njoftuar se nga 44 qendra votimi sa janë gjithsej, vetëm 6 prej tyre do të shërbejnë për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative.

23/04/2023 11:32-Hedh votën edhe kandidati i PDK-së për Zubin Potok

341407502 619892406661595 1671132625684735402 n

Në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, është duke vazhduar procesi i votimit për kryetar.

Para pak minutash votën e ka hedhur edhe Izmir Zeqiri kandidat i Partisë Demokratike për kryetar në Zubin Potok.

Procesi deri tani ka shkuar i qetë, ndërsa kryetari i KQZ-së më herët ka vizituar vendvotimet, ndërsa ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në votime. /Telegrafi/

23/04/2023 10:59-Prokurorët përcjellin nga afër votimet, deri tani nuk ka incidente

342962353 1029175194718408 2591897683686418174 n

Prokurori i Shtetit përmes një njoftim për media ka bërë të ditur se është duke mbikëqyrë procesin e jashtëzakonshëm zgjedhor në katër komunat e Republikës së Kosovës, për kryetar të Komunës në Mitrovicën Veriore, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ndërsa të parakohshme për dy kuvendet komunale në Zveçan dhe Leposaviq.

Në njoftim thuhet se, që nga ora shtatë e mëngjesit të ditës së sotme, prokurorët së bashku me Policinë e Kosovës janë të angazhuar, në stacione policore të katër komunave gjegjëse, për të mbikëqyr për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, të cilët janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit.

Gjithashtu, në këtë proces zgjedhor janë të angazhuar edhe gjyqtarët kujdestarë të cilët janë në gatishmëri për çdo eventualitet.

“Po ashtu, prokurori i shtetit me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë në Polici dhe Prokurori për të gjitha pretendimet eventuale lidhur me keqpërdorimet zgjedhore”, thuhet në komunikatën e bërë për media. /Telegrafi/

23/04/2023 10:58-Kandidati i PDK-së për kryetar në veri të Mitrovicës thirrje qytetarëve të dalin të votojnë

342991669 880190553076637 5862032025769229246 n e1682240269343

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës së veriut, Taulant Kelmendi ka votuar sot në qendrën e votimit në Kodër të Minatorëve.

“Unë qysh e patë votova, e shfrytëzova të drejtën time. I bëjë thirrje qytetarëve me të drejtë vote me dalë me marr pjesë në zgjedhje”, tha Kelmendi.

Sa i përket bojkotimit të zgjedhjeve nga Lista Serbe, tha se është vendim i tyre.

“Është vendim totalisht i Listës Serbe, askush nuk ia ka ndaluar që të marrin pjesë në zgjedhje”, tha ai. /Telegrafi/

23/04/2023 10:49-Pantoviq u shoqërua nga policia deri në qendrën e votimit

341414737 551312980461092 53086981025096084 n e1682239734548

Kandidatja e pavarur serbe për të parën e komunës së Zveçanit, Sllgjana Pantoviq ka ushtruar sot të drejtën e saj për të votuar.

Ajo ka votuar në njërën nga qendrat e votimit në komunën e Zveçanit.

Pantoviq deri në qendrën e votimit është shoqëruar nga Policia e Kosovës, kjo për qështje sigurie.

Pantoviq pas votimit deklaroi se pret ndryshime në këto zgjedhje sepse deri tash gjërat nuk kanë shkuar siç duhet. /Telegrafi/

23/04/2023 10:48-Mediat nuk u lejuan të marrin pamje brenda vendvotimeve në veri, Radoniqi mohon që për këtë ka dhënë urdhër KQZ-ja

336635758 1470434380157268 5030014391965201275 n

Në katër komunat në veri të Kosovës po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar.

Mediat nuk janë lejuar të marrin pamje brenda pikave të votimit. Gazetarët janë penguar nga anëtarët e KKZ-së.

Lidhur me këtë është pyetur kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Radoniqi tha se nuk ka urdhër që mediat të mos lejohen të marrin pamje brenda vendvotimeve.

“Nuk ka urdhër për mos tu lejuar mediat, mediat janë të lira që të marrin pamje ka qenë një konfuzion përmes doracakut. Ka ndonjë keqkuptim”, tha Radoniqi. /Telegrafi/

23/04/2023 10:25-Radoniqi: Procesi zgjedhor po shkon në rregull, qytetarët të dalin në votime

340089289 2417030938468893 5796517745862340875 n

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka vizituar qendrat e votimit në veri.

Radoniqi ka qenë i shoqëruar edhe nga anëtarët tjerë të KQZ-së, transmeton Telegrafi.

Kryetari i KQZ-së ftoi qytetarët të dalin në votime.

“Sot si përfaqësues i KQZ-së se bashku me anëtarët tjerë erdhëm me pa qendrat e votimit. Procesi është duke shkuar në rregull, nuk ka ndonjë problem, ftoj qytetarët e katër komunave të dalin në zgjedhje dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë. Ne si KQZ kemi ndërmarrë të gjitha masat që procesi të shkojë në rregull.  Siguria është në nivel”, tha ai para mediave.

Sipas Radoniqit, ende s’dihet numri i votuesve që kanë dalë në zgjedhje, teksa shtoi se në këtë qendër në Lagjen e Boshnjakëve kanë votuar 60 persona. /Telegrafi/

23/04/2023 10:23-Atiq pas hedhjes së votës: Ditë të mira po vijnë për Mitrovicën e veriut

342865664 3444549455872922 461511417185312356 n Erden Atiq - kandidati i LVV-së për kryetar të Mitrovicës së veriut

Në komunën e Mitrovicës në veri është duke vazhduar dalja e qytetarëve për të votuar. Në qendrën e votimit në Lagjen e Boshnjakëve të drejtën e tij për të votuar e ka ushtruar edhe kandidati i LVV-së për kryetar, Erden Atiq.

Pas hedhjes së votës, Atiq u bëri thirrje qytetarëve që të dalin sa më shumë për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese.

“Unë sapo e kreva obligimin qytetar, shpreh mundësinë që përmes juve me ju bo ftesë të gjithë qytetarëve të Mitrovicës veriore me dalë me votu në numër sa më të madh me përkrahë kandidatin që ata mendojnë që është më i miri”, tha ai.

Atiq shtoi se për Mitrovicën veriore po vijnë ditë të mira.

“Jam mëse i bindur që për Mitrovicën po vijnë ditë të mira, kanë përfunduar ditë kur komuna veriore e Mitrovicës është përmendur vetëm për konotacion të keq”, tha Atiq. /Telegrafi/

23/04/2023 10:06-Zgjedhjet në veri, kryetari i KQZ-së përcjellë nga afër votimet

339500164 827290265395415 1722784306978843535 n 1

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka vizituar qendrat e votimit në veri.

Radoniqi ka qenë i shoqëruar edhe nga anëtarët tjerë të KQZ-së, transmeton Telegrafi.

Kryetari i KQZ-së, ditë më parë ka thënë se pret që procesi zgjedhor të shkojë i qetë dhe pa incidente, teksa ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në votime.

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës.

Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues.

23/04/2023 09:23-Voton kandidati Osmani: Shumë shpejtë do t'i formojmë institucionet

2023/04/343022965_1215391395836461_1532825936917408494_n-1.jpg

342878463 1425651864847393 8368277858777492072 n

Kandidati për kryetar të Mitrovicës së veriut, Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare, ka votuar para disa minutash.

Pas votimit, Osmani ka deklaruar për media se qytearët kanë nevojë që të formohen së shpejti insticuinet, transmeton Telegrafi.

“Besoj që shumë shpejtë kanë më u formu institucionet. Tash e disa muaj jemi tu hek keq për institucione. Besoj që do të arrijmë t’i krijmojmë këto insticione”, ka potencuar ai.

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për zgjedhjen e kryetarit.

23/04/2023 09:09-Dy orë nga hapja e qendrave të votimit, në Kodrën e Minatorëve kanë votuar vetëm dy qytetarë

343047838 538291271839202 4184327151466741151 n Qendra e votimit Kodra e Minatorëve - veri i Mitrovicës

Në katër komunat veriore procesi zgjedhor aktualisht është duke vazhduar i qetë dhe pa ndonjë incident.

Kur kanë kaluar dy orë nga hapja e qendrave të votimit vërehet një dalje e ultë e qytetarëve për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.

Gazetarja e Telegrafit ka qëndruar në qendrën e votimit Kodra e Minatorëve në veri të Mitrovicës.

Ajo ka njoftuar se deri më tani në këtë qendër kanë votuar vetëm dy qytetarë.

Në të gjitha qendrat e votimit vërehet prani e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët po monitorojnë nga afër procesin zgjedhor.

Gjithashtu edhe numër i madh i gazetarëve të cilët po raportojnë rreth zhvillimeve atje. /Telegrafi/

23/04/2023 08:46-​Voton Pantoviq, kandidatja e vetme serbe për kryetare të Zveçanit

2023/04/unnamed-3-5.jpg

unnamed 3 5

Kandidatja e pavarur dhe e vetme serbe për kryetare të Zveçanit, Sllgjana Pantoviq ka votuar para pak çastesh në qendrën e votimi e cila gjendet krejt pranë stacionit të policisë në Zveçan.

Pas votimit, ajo deklaroi se pret ndryshime në këto zgjedhje sepse deri tash gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.

Pantoviq ka falënderuar të gjithë ata që dalin për të shfrytëzuar të drejtën e votës.

Ndryshe, qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar për kryetar të rinj.

23/04/2023 08:29-Pesë qytetarë deri më tani kanë votuar në një qendër në veri të Mitrovicës

341172620 745032537120085 401469763468206451 n Qendra e votimit te tre rrokaqiejt- veri i Mitrovicës

Në katër komunat në veri aktualisht procesi zgjedhor është duke shkuar normalisht, edhe pse në këto orët e para të mëngjesit është vërejtur numër i vogël i votuesve.

Siç raporton gazetarja e Telegrafit e cila gjendet në veri të Mitrovicës, në qendrat e votimit te tre rrokaqiejt, deri më tani kanë votuar vetëm pesë qytetarë.

Procesi zgjedhor në këtë qendër po shkon në rregull.

Gazetarja njofton se mediat nuk po i lejojnë të xhirojnë dhe fotografojnë  për siç iu kanë thënë “çështje sigurie”.

Siç raporton gazetarja në fshatin Zhazhë në komunën e Zveçanit materiali zgjedhor ka arritur me vonesë diku pas një ore. /Telegrafi/

23/04/2023 08:28-​Zubin Potok, asnjë votues në qendrën më të madhe

Në qendrën më të madhe të votimit në Zubin Potok, atë 2813b, që është në rrugën Mitrovicë-Bërnjak, në dalje të Zubin Potokut, ende nuk ka asnjë votues, pavarësisht se gjithçka ka filluar në kohë.

Kryesuesi i kësaj qendre të votimit, Ferid Shabani, deklaroi para mediave se në këtë qendër të drejtë vote kanë 4 mijë e 111 votues, ndërsa pritshmëritë e tyre janë që të dalin pak më shumë se 300.

“Sa i përket daljes së votuesve nga 4 mijë e 111 votues për momentin nuk mund të them ndonjë parashikim se sa do të dalin, por shpresojmë që të paktën 8% do t'i përgjigjen nga numri i tërësishëm i votuesve. Sipas parametrave dhe sondazheve të bëra nga mediat e ndryshme dhe analizave të njerëzve që merren këto punë”, deklaroi Shabani.

Sa i përket sigurisë, Shabani tha se gjithçka është qetë.

“Sa i përket çështjes së sigurisë për momentin gjithçka është n rregull dhe shpresojmë ashtu siç ka filluar edhe do të përfundojë”, tha ai.

Ndërsa, në këtë qendër këtë mëngjes është thënë se nuk ka asnjë vëzhgues, as nga subjektet politike e as nga organizatat joqeveritare.

23/04/2023 08:16-KQZ: Qendrat e votimit janë hapur me kohë, shpërndarja e materialeve është bërë me përcjelljen e Policisë së Kosovës

unnamed 22

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur konferencën e parë lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat në veri.

KQZ ka njoftuar se sipas planifikimeve është bërë shpërndarja e materialit zgjedhor, shpërndarja është bërë në bashkëpunim dhe përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi shtoi se sipas informacioneve që kemi pranuar janë hapur me kohë të gjitha qendrat e votimit

“Janë 19 qendra votimi që do të presin qytetarët me të drejtë vote, 6 janë të rregullta dhe 13 qendra janë alternative. Qytetarët me të drejtë vote në këto katër komuna është 45 mijë e 95 . Ftojmë qytetarët me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese”, tha Elezi.

Konferenca e radhës e KQZ do të jetë në orën 11:30 /Telegrafi/

23/04/2023 08:15-Policia flet për planin operativ në veri, fton qytetarët të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm

glasanje u leposavicu e1682229503898

Policia e Kosovës ka njoftuar se me kohë ka bërë planifikimet e saj operacionale duke ndërmarr të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme policore në kuadër të mandatit dhe autorizimeve ligjore me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në komunat veriore të Kosovës.

Sipas njoftimit për media thuhet se zbatimi i planit operativ është duke u realizuar konform fazave të parapara me qëllim të krijimit të një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës gjatë procesit të votimit sot, siç e quajmë në ditën (z), ku janë angazhuar zyrtarë policorë në numër të mjaftueshëm.

“Synimi i PK-së si çdo herë mbetet, që përmes realizimit të detyrave në mënyrë profesionale të garantojë ushtrimin e lirë të së drejtës së votës, të ndërmarrë veprime parandaluese ndaj dukurive negative dhe aktiviteteve kriminale që në çfarëdo mase do të rrezikonin sigurinë, qetësinë dhe stabilitetin në vend”, thuhet në njoftim.

Policia gjithashtu ka inkurajuar të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Shtetit, KQZ-në dhe, të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë, me procesin zgjedhor apo edhe jashtë tyre, raportime këto të cilat do të trajtohen në mënyrë konfidenciale. /Telegrafi/

23/04/2023 08:14-Këto janë qendrat e votimit në katër komunat veriore

unnamed 1 10

Në katër komunat në veri të Kosovës, sot ka nisur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarëve.

Në këto komuna do të hapen gjithsejtë 19 qendra të votimit prej të cilave 13 do të jenë alternative apo të ashtuquajtura “kontejnerë”.

Në Mitrovicë të veriut qendrat e votimit do të jenë në: Suhodoll, Lagjja e Boshnjakëve, Kodra e Minatorëve, përballë tre rrokaqiejve dhe afër stacionit të autobusëve.

Në Leposaviq qendrat e votimit janë vendosur në hyrje të qytetit, Koshtovë, Jashanicë, Jarinje e Poshtme dhe Bistricë.

Qendrat e votimit në Zubin Potok janë vendosur ë Jasenovik, Bërnjak, Çabër dhe Veli Breg.

Kurse në komunën e Zveçanit qendrat e votimit janë në: Zveçan-afër bazenit, Zhazhë, Lipë, Bajskë dhe Sërboc.

23/04/2023 07:15-Hapen qendrat e votimit në veri

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj.

Tashmë janë hapur edhe qendrat e votimit në këto komuna.

Situata aktuale është e qetë dhe gjithçka po shkon sipas planit të paraparë, ndërsa vërehet numër jo i madh i qytetarëve, sidomos në zonat e banuara me shqiptarë, të cilët kanë dalë në mëngjes për ta ushtruar detyrën e tyre të votës.

Policia e Kosovës gjithashtu po qëndron afër këtyre qendrave, sidomos atyre alternative, të cilët po vëzhgojnë situatën nga afër.

KQZ ka njoftuar se nga 44 qendra votimi sa janë gjithsej, vetëm 6 prej tyre do të shërbejnë për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative.

Në përgjithësi, numri i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet për kryetar të katër komunave është 11, ndërsa më shumë se 60 kandidatë janë certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet për dy kuvendet komunale.

Këto zgjedhje po mbahen pasi serbët, në shenjë proteste për vendimin e Qeverisë për targat, u larguan nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.

Në këto zgjedhje nuk do të marrë pjesë partia më e madhe e serbëve, Lista Serbe, pasi pjesëmarrjen e tyre LS e ka kushtëzuar me krijimin e asociacionit dhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Vendimi i Listës Serbe për të bojkotuar zgjedhjet nuk është pritur mirë nga ndërkombëtarët. /Telegrafi/