Kryetarja e re e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani e cila dje u zgjodh drejtuese e njërës nga tri komunat shqiptare në Serbi, me gjithsej 22 vota pro dhe nëntë kundër, ka folur për Telegrafin në lidhje me prioritetet e qeverisjes së saj, ndryshimet që pritet të bëj ajo në krahasim me qeverisjen e kaluar dhe përfshirje e Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi, etj.
Sinani theksoi se Komuna e Preshevës, para së gjithash është komunë e nëpërkëmbur dhe e pazhvilluar, prandaj sipas saj sfidat që e presin janë të mëdha.
“Sado me probleme të ngjashme, komuna jonë nuk është komunë e zakonshme si komuna e Surdulicës në Serbi, Kamenicës në Kosovë ose Krivo Pallankës në Maqedoninë Veriore. Komuna jonë është para së gjithash komunë e shtypur. Komunë e diskriminuar, komunë e nëpërkëmbur. Kjo vetëm sepse shumica e qytetarëve e komunës sonë kanë etni, gjuhë, kulturë ose religjion tjetër. Ne jemi edhe komunë e pazhvilluar socio-ekonomikisht edhe e shtypur politikisht. Prandaj sfidat janë të mëdha”, tha Sinani për Telegrafin.
E para e Preshevës, ka thënë se Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e dialogut, jo vetëm si temë, por edhe të ketë përfaqësuesin e saj aty.
“Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi, edhe si temë, edhe si prani nëpërmjet të zgjedhurve të saj. Do të bashkërendohemi me autoritetet e Kosovës që të kontribuojnë në këtë drejtim”, tha ajo.
Kryetarja e sapo zgjedhur e Preshevës prioritetet e saj gjatë qeverisjes i ka ndarë në katër segmente, që kanë të bëjnë me reformat e brendshme dhe modernizimin e qeverisjes lokale.
“Prioritetet e mia gjatë këtij mandati në Komunën e Preshevës janë reformat e brendshme dhe modernizimi i qeverisjes lokale, të bazuara edhe në katër segmente prioritare e themeltare si: Bizneset, Bujqësia dhe Blegtoria – përmes të cilave e rrisim punësimin dhe arrijmë zhvillimin, administratë për gjithë – administratë që qeverisë në mënyrë transparente dhe që i digjitalizon shërbimet për të garantuar barazi të qytetarëve në punësim e për ta luftuar nepotizmin, ujin dhe mbeturina – furnizim 24 orë me ujë të pijshëm për të gjitha vendbanimet e Preshevës dhe pastrim e menaxhim të mbeturinave për të gjitha lokalitet e komunës, hapësira publike – shtimi i parqeve, këndeve të lojërave dhe hapësirave publike për qytetarët”, theksoi ajo.
Për Telegrafin, Sinani është shprehur po ashtu se “qeverisja ime lokale nuk varet tashmë nga gishtat e teledirigjuar nga Beogradi”.
“Qeverisja jonë ka shumicë shqiptare dhe tanimë është nga komunat e pakta në vend që nuk kontrollohet nga pushteti autoritar i Aleksandër Vuçiqit dhe Ivicq Daçiqit. Kjo është e rëndësishme dhe dallim substancial. Natyrisht se Presheva është e gjithëve pa dallime përkatësie, por ajo qeveriset nga vendorët pa ndikime nga jashtë”, u shpreh ajo.
Ajo tha se qeverisja lokale që ajo do të drejtojë do të jetë reformatore në politika konkrete.
Sipas saj, ata do të jenë në transparent në menaxhimin e parasë publike, më profesionale dhe më efikase.
Po ashtu, siç tha Sinani, “në bashkëpunim me institucionet e tjera të Luginës, ajo do të orientohet edhe në dinamizimin e procesit politik për avancimin e të drejtave kombëtare dhe politike të shqiptarëve që po shpërfillet nga pushteti i Aleksandër Vuçiqit dhe që ishte lënë pas dore nga qeverisja e mëparshme lokale e Shqipërim Arifit”.
“Pushteti në Beograd në njërën anë nuk po implemeton tri marrëveshjet e miratuar prej tij dhe në anën tjetër e ka bllokuar dialogun me të zgjedhurit e Luginës. Do të angazhohemi me bashkësinë ndërkombëtare që të nxitet Beogradi për t’i implementuar zotimet dhe detyrimet e saj ndaj Luginës, si dhe të zhbllokojë dialogun për Luginën”, u shpreh ajo.
Gjatë ditës së djeshme në Kuvendin Komunal të Preshevës, Ardita Sinani është zgjedhur Kryetare e Preshevës me gjithsej 22 vota pro dhe nëntë kundër, ndërsa nënkryetar në Kuvendin e Preshevës është emëruar Ragmi Mustafa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025