LAJMI I FUNDIT:

Zgjatet afati për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër

Zgjatet afati për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka shqyrtuar dhe miratuar Informacioni për Marrëveshjen për ndërtimin e autostradës A2, pjesa Kërçovë-Ohër, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Është konfirmuar se ndërtimi i autostradës Kërçovë – Ohër është prioritet. Dhe Qeveria, përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, është e vendosur të vazhdojë përfundimin e tij, si pjesë e Korridorit 8 evropian.

Qeveria autorizoi Zyrën e zv. kryeministrit për Çështje Ekonomike, Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore, për të filluar negociatat me kontraktorin, për të përfunduar një aneks të kontratës, për të zgjatur afatin e ndërtimit, duke shfrytëzuar mjetet financiare tashmë të siguruara për përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.


Vendimi, shtojnë nga atje, është marrë pas informimit të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, bazuar në konstatimet e dorëzuara nga Mbikëqyrja Kryesore dhe Mbikëqyrja e Tunelit, se për shkaqe reale, ka nevojë për shtyrje të afatit, 31 dhjetor 2023, për kryerjen e punimeve të ndërtimit në këtë autostradë, duke pasur parasysh faktin e nivelit të lartë të punimeve të kryera fizikisht dhe çështjeve të hapura të zgjidhura.

“Projekti fillestar për autostradën Kërçovë-Ohër, siç vlerësohet, ka pasur mangësi të shumta të projektimit, por me fokus të Qeverisë dhe institucioneve kompetente në rëndësinë e segmentit, këto në masë të madhe janë tejkaluar dhe, siç vlerësohet, në vazhdimësi po krijohen kushte për përfundimin e saj”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori