LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësministri i Financave nga AAK: Buxheti i vitit 2021 duhet të votohet në Kuvend

Zëvendësministri i Financave nga AAK: Buxheti i vitit 2021 duhet të votohet në Kuvend

Zëvendësministri të Financave, Kushtrim Brahimaj, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se buxheti i vitit 2021 duhet të votohet.

Sipas tij nëse nuk miratohet buxheti Kosova do të futet në bllokadë buxhetore.

“Kjo bllokadë nga muaji mars do t’i lë pa paga nëpunësit e sektorit publikë, pa pagesa përfituesit e skemave pensionale dhe sociale, do të pamundësohen pagesat e punëve publike të cilat dëmtojnë direkt sektorin privat, do të bllokohen komunat që të përmbushin planet e tyre gjatë vitit të ardhshëm”” shtoi ai.


Postimi i plotë:

BUXHETI I VITIT 2021 DUHET TË VOTOHET NË KUVEND GJATË JAVËS SË ARDHSHME, NË TË KUNDËRTEN MARSI 2021 NA GJENË NË BLLOKADË BUXHETORE!
Nëse nuk miratohet buxheti nga kjo legjislaturë, në muajin mars 2021 Kosova do të futet në Bllokadë Buxhetore nga e cila pëson sektori publikë, sektori privat dhe i gjithë sistemi ekonomik i vendit.

Kjo bllokadë nga muaji mars do t’i lë pa paga nëpunësit e sektorit publikë, pa pagesa përfituesit e skemave pensionale dhe sociale, do të pamundësohen pagesat e punëve publike të cilat dëmtojnë direkt sektorin privat, do të bllokohen komunat që të përmbushin planet e tyre gjatë vitit të ardhshëm.

Po ashtu, mos miratimi i buxhetit nga kjo legjislaturë do të shkaktojë probleme serioze në menaxhimin e pandemisë COVID 19, do të krijoj vonesa në blerjen e Vaksinës kundër COVID 19 dhe do ta vonojë implementimin e tërësishëm të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Kuvendi i ri dhe Qeveria e re që derivojnë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme e kanë mundësinë ligjore që në çdo kohë ta plotësojnë dhe ndryshojnë Buxhetin e vitit 2021, sipas planeve dhe objektivave të tyre qeverisëse.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Ekonomi
Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
Kalo në kategori