Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani tha se ishte një "gabim serioz" i Perëndimit që lejoi vrasjen e ish-liderit libian, Muammar Gaddafi gjatë Pranverës Arabe të vitit 2011.

Tajani vuri në dukje se vdekja e Gadafit shkaktoi destabilitet në Afrikën e Veriut, raporton ansa.


"Ishte një gabim shumë i rëndë lejimi i vrasjes së Gadafit. Ai mund të mos ketë qenë një kampion i demokracisë, por me fundin e tij, paqëndrueshmëria politike erdhi në Libi dhe Afrikë", tha kryediplomati, duke marrë pjesë në një forum veror në bregdetin verior të Toskanës.

Antonio Tajani zevendeskryeministri dhe ministrin i Puneve te Jashtme te Italise foto Ridvan Slivova 2 1 e1672402858413

Ai shtoi se falë marrëveshjeve me Muammar Gaddafin, Italia arriti të ndalojë flukset e migracionit dhe se situata është shumë më e qëndrueshme.

"Ai ishte padyshim më i mirë se ata që erdhën pas tij. Pas tij erdhi terrorizmi, Vëllazëria Myslimane", tha Tajani.

Ju kujtojmë se Muammar Gaddafi ishte lideri afatgjatë i Libisë, i cili u rrëzua gjatë Pranverës Arabe në vitin 2011.

Pas kapjes së tij, ai u likuidua në një mënyrë jashtëzakonisht brutale. Me vdekjen e tij, Libia u përfshi nga një valë luftërash civile që janë ende në vazhdim. /Telegrafi/