Zëvendëskryeministri i Republikës së Turqisë, Hakan Çavuşoğlu tha se operacioni i Agjencisë Turke të Inteligjencës (MIT) dhe kapja e gjashtë terroristëve të FETO-s në Kosovë është një gjë shumë e mirë për të ardhmen dhe sigurinë e Kosovës dhe se edhe zyrtarët kosovarë duhet ta konsiderojnë këtë gjë nga ky këndvështrim, raporton Anadolu Agency (AA).
“Situata që ndodhi në Kosovë është një e mirë e madhe që Turqia e bëri për sigurinë dhe të ardhmen e Kosovës. Vlerësojmë se do të ishte mirë që edhe kryeministri i Kosovës dhe zyrtarët e tjerë ta shohin këtë gjë nga ky këndvështrim. Pra, ajo që ndodhi nuk ishte vetëm kapje e terroristëve dhe sjellje para drejtësisë turke, por në të njëjtën kohë edhe shpëtim i Kosovës nga një rrezik dhe kërcënim i madh. Këtë do ta kuptojnë më mirë me kohë”, tha Çavuşoğlu në një takim me gazetarët në qytetin e Bursës.
Duke vënë në dukje se organizata terroriste e FETO është aktive në Ballkan, Çavuşoğlu tha se një operacion i suksesshëm u krye në Kosovë, në të cilin pjesëtarët e FETO-s janë veçanërisht aktivë. Ai po ashtu tha se terroristët e FETO-s do të ndiqen kudo që gjenden në botë.
“Gjashtë terroristë u kapën dhe dorëzuan si rezultat i një pune të përbashkët. Jo vetëm në Ballkan, por ne do t’i ndjekim, kapim dhe dorëzojmë para drejtësisë së Turqisë në cilindo vend të gjenden. Këta terroristë, organizata terroriste FETO tentoi të kryejë grusht shteti në Turqi, ku ne kishim 251 dëshmorë dhe 2.194 të plagosur”, tha Çavuşoğlu.
Ai potencoi se prapa FETO-s qëndron një forcë dhe mendje tjetër, duke shtuar kjo mendje mund të infiltrohet në shtetet ku vepron, ashtu siç ka bërë në Turqi brenda 40 viteve.
“Kjo vlen edhe për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë, Greqinë, Mongolinë dhe madje edhe shtetet e Amerikës Jugore. Ne tanimë e dimë se ata janë një organizatë terroriste e cila është vënë në veprim për të paralizuar një shtet dhe, nëse është e nevojshme, për ta marrë kontrollin e tij, duke u vendosur në organet strategjike shtetërore nën petkun e arsimit dhe tolerancës”, tha zëvendëskryeministri i Turqisë.
Çavuşoğlu tha se Turqia vazhdon t’ua shpjegojë shteteve të tjera rrezikun që kanoset nga FETO.
Ai tha se nga shumë shtete kanë kërkuar transferimin e shkollave të FETO-s nën kompetenca të tyre përmes Fondacionit Maarif të Turqisë. /AA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova