LAJMI I FUNDIT:

Zëvendëskomandanti për Moral në ZOP të Shalës: UÇK e pastër hyri dhe e pastër doli nga lufta

Zëvendëskomandanti për Moral në ZOP të Shalës: UÇK e pastër hyri dhe e pastër doli nga lufta

Ish-luftëtari i UÇK-së dhe bashkëpunëtori i Adem Jasharit, Ali Januzi thotë se është befasuar nga aktakuzat e Speciales.

Januzi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini tregon se ai ka qenë zëvendëskomandant për Moral e Politikë në Zonën e Operative të Shalës.

Ai thotë se UÇK-ja ka bërë luftë të pastër pasi ka luftuar për çlirim dhe bashkim të trojeve shqiptare.


“Unë nuk e kam pritur se do të vjen një ditë që qarqe politike nga jashtë do ta gjykojnë UÇK-në. I Gjithë populli është rreshtuar me UÇK-në. Edhe para ardhësit tonë asnjëherë nuk kanë bërë gjenocid ndaj ndonjë populli”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish- bashkëpunëtori i Adem Jasharit thotë se e pastër ka hyrë dhe e pastër ka dalë nga lufta.

“Unë kam vepruar në zonën ku ka pasur edhe fshatra serbe. Le të del ndonjë fshat serb dhe të tregojë nëse UÇK ka bërë ndonjë krim. Unë ve ndonjëherë kam hasur në ndonjë serb, por ne vetëm i kemi përshëndetur”.

Januzi thotë se subjektet politike shqiptare nuk janë unike përballë Serbisë dhe kjo sipas tij nuk është gjë e mirë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Kalo në kategori