Zënkë mes dy personave nga Shkupi në Ohër, njëri lëndon me thikë
Dy shkupjanë janë rrahur në Ohër, me çka njëri prej tyre ka mbetur i lënduar rëndë.
Sipas 'Ohrid news', ngjarja ka ndodhuyr sot pasdite rreth orë 17:00 në një shtëpi në rrugën 'Kuzman Kapidan', përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimovski tha gjatë rrahjes është përdorur edhe mjet i mprehtë, dhe një person ka mbetur me lëndime të rënda trupore.
Organet hetuese po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/05/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































