LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Riorganizimi shërbimeve spitalore në trajtimin e pacientëve me COVID-19 po jep rezultate

Zemaj: Riorganizimi shërbimeve spitalore në trajtimin e pacientëve me COVID-19 po jep rezultate

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë vizitës në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ka thënë se spitalet e përgjithshme po i dalin krah Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa pacientët po i marrin më afër shërbimet.

“Riorganizimi i shërbimeve shëndetësore spitalore për të përballuar numin e pacientëve që nga Covid-19 kërkojnë tretman spitalor po jep rezultate. Spitalet e përgjithshme po i dalin krah Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa pacientët po i marrin më afër shërbimet”, ka thënë Zemaj në një postim në Facebook.

“Sa po vizitova me bashkëpunëtorë Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ku ri-organizimi ka mundësuar punë më efektive, ndërsa respekt për mjekët dhe infermierët që ishin në krye të detyrës”, ka thënë ai.


Ndryshe, nga ky spital sot është bërë e ditur se ka humbur jetën një pacient 67 vjeçar i prekur me COVID-19.

Sipas njoftimit, në  këtë spital po trajtohen 60 pacientë të konfirmuar me COVID-19 si dhe 17 të tjerë janë në pritje të rezultateve.

Nga pacientët e shtrirë në Spitalin e Pejës, 21 janë në oksigjeno-terapi dhe 8 pacientë me COVID-19 janë në gjendje më të rëndë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Kalo në kategori