Site icon Telegrafi

Zelensky thotë se Rusia “po hedh më shumë trupa në betejë” ndërsa Ukraina po përgatitet për një sulm të madh

Ushtria e Ukrainës po përgatitet për bombardime masive ruse në të gjithë vendin çdo ditë tani.

Dhe presidenti Volodymyr Zelensky i tha kombit të tij në fjalimin e natës të dielën se Rusia “ka hedhur më shumë trupa në betejë”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Ne e shohim këtë presion të shtuar në fusha të ndryshme të vijës së frontit, si dhe presion në fushën e informacionit”, tha ai.

“Është shumë e vështirë në rajonin e Donetskut – ka beteja të ashpra. Por sado e vështirë të jetë dhe sado presion të ketë, ne duhet t’i rezistojmë”.

Paralajmërimet për beteja të ashpra priten në kohën kur ministri i Mbrojtjes, Alexey Reznikov, pritet të zëvendësohet nga shefi i inteligjencës ushtarake Kirill Budanov.

Thashethemet për dorëheqjen e mundshme të Reznikov u shfaqën në mes të skandalit të korrupsionit që ka përfshirë qeverinë e presidentit Zelensky.

Kjo bëri që disa zyrtarë të lartë ukrainas, duke përfshirë guvernatorët e vijës së parë të humbnin punën e tyre muajin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version