LAJMI I FUNDIT:

Zelensky thotë se nuk ka nevojë t’i kërkojë falje Trumpit pas debateve të zjarrta

Zelensky thotë se nuk ka nevojë t’i kërkojë falje Trumpit pas debateve të zjarrta

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se nuk ka pse kërkon falje për takimin me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili u shndërrua në debate të ashpra, duke argumentuar se situata ishte e keqe për të dy vendet.

Bret Baier i Fox News e pyeti presidentin ukrainas nëse ai do të kërkonte falje për takimin, i cili pritej të rezultonte në nënshkrimin e një marrëveshjeje mineralesh, por në vend të kësaj doli nga binarët.

“Jo, unë respektoj presidentin dhe respektoj popullin amerikan dhe mendoj se duhet të jemi shumë të hapur dhe shumë të sinqertë dhe nuk jam i sigurt se kemi bërë diçka të keqe”, tha Zelensky.


“Mendoj se ndoshta ndonjëherë, duhet të diskutojmë jashtë medias, me gjithë respektin ndaj demokracisë dhe medias së lirë”, shtoi ai.

Bëhet e ditur se debatet kanë ndodhur para gazetarëve dhe kamerave në Zyrën Ovale, duke u bërë gjithçka publike, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Kjo nuk është mirë për të dyja palët, sidoqoftë, dhe unë isha shumë i hapur, por nuk mund ta ndryshoj qëndrimin tonë ukrainas ndaj Rusisë”, tha Zelensky.

Kryeministri britanik këshillon Zelenskyn të kthehet në Uashington dhe të pajtohet me Trump
Lexo po ashtu Kryeministri britanik këshillon Zelenskyn të kthehet në Uashington dhe të pajtohet me Trump

“Është shumë e qartë se amerikanët janë miqtë tanë më të mirë, evropianët janë miqtë tanë më të mirë dhe presidentin rus Vladimir Putin, me Rusinë, i kemi armiq”, vazhdoi lideri ukrainas.

Kur u pyet nga Baier se çfarë e çmendi Zelenskyn dhe e bëri atë të ndryshojë tonin, ai sugjeroi se ishte Vance duke ndërhyrë gjatë bisedimeve të Zyrës Ovale.

“Nëse gazetarët i bëjnë pyetje presidentit, me gjithë respektin për zëvendëspresidentin, dua të them se ky është dialogu ynë”, tha Zelensky.

Ndryshe, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se pas takimit, Trump dhe Zelensky shkuan në dhoma të ndara.

Ukrainasit donin që bisedimet të vazhdonin, por Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe këshilltari i sigurisë kombëtare, Mike Waltz, përfundimisht u thanë atyre se duhej të largoheshin nga ambientet e Shtëpisë së Bardhë.

Kur Baier pyeti nëse ai do të nënshkruante ndonjëherë një marrëveshje me Putinin, Zelensky tha se çdo negociatë duhet të rezultojë në “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.

“Ne jemi gati për paqe, por duhet të jemi në një pozicion të fortë”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Botë
Starmer i Britanisë zbulon

Starmer i Britanisë zbulon "katër hapat për të ndihmuar Ukrainën"

Botë
A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Botë
Tre të plagosur – detaje dhe pamje nga të shtënat në një qendër tregtare në Moskë

Tre të plagosur – detaje dhe pamje nga të shtënat në një qendër tregtare në Moskë

Botë
Trump shpërndan postimin ku i kërkohet Zelenskyt

Trump shpërndan postimin ku i kërkohet Zelenskyt "të tërhiqet dhe të pranojë kushtet e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë"

Botë
Udhëheqësi i ardhshëm i mundshëm i Gjermanisë shpreson të takohet së shpejti me Donald Trump

Udhëheqësi i ardhshëm i mundshëm i Gjermanisë shpreson të takohet së shpejti me Donald Trump

Botë
Kalo në kategori