Zelensky shfaqet i emocionuar - falënderon Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e palëkundur për Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shfaq i emocionuar teksa u takua me kryeministrin britanik, Keir Starmer.
Bëhet e ditur se Zelensky u prek ndërsa Starmer vuri në dukje brohoritjet nga turmat e mbledhura jashtë ndërsa autokolona e liderit ukrainas afrohej.
"Dhe siç dëgjoni brohoritjet në rrugë, ju keni mbështetjen e plotë të të gjithë Mbretërisë së Bashkuar", i tha Starmer liderit ukrainas.
“Ne qëndrojmë me ju, me Ukrainën, për aq kohë sa mund të duhet”, shtoi ai.
Ndërsa Zelensky e falënderoi Starmer dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen dhe miqësinë e tyre, përcjell Telegrafi.
Dy liderët kanë nënshkruar një marrëveshje për t’i dhuruar Ukrainës 2.6 miliardë euro hua.
Marrëveshja është pjesë e “mbështetjes së palëkundur dhe të vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për popullin ukrainas”.
Së fundmi, Zelensky ka komentuar takimin me kryeministrin britanik, shkruan skynews.
Ai falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për "mbështetjen e jashtëzakonshme" që nga "fillimi i kësaj lufte" dhe huanë prej 2.6 miliardë eurosh.
"Fondet do të drejtohen drejt prodhimit të armëve në Ukrainë. Kjo është drejtësia e vërtetë - ai që filloi luftën duhet të jetë ai që duhet të paguajë", tha Zelensky. /Telegrafi/




















































