LAJMI I FUNDIT:

Zelensky në Greqi në takimin joformal të Ballkanit?

Zelensky në Greqi në takimin joformal të Ballkanit?

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pritet të marrë pjesë në një takim joformal në Greqi të organizuar nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ky i fundit sonte organizon një darkë joformale për liderët e vendeve të Ballkanit dhe më gjerë të rajonit, raportojnë mediat greke.

Në darkën e cila do të mbahet në hotelin “Britania e Madhe”, do të marrin pjesë Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.


Gati 50 fluturime janë ndërprerë në katër aeroportet kryesore të Moskës pas sulmeve me dronë nga Ukraina
Lexo po ashtu Gati 50 fluturime janë ndërprerë në katër aeroportet kryesore të Moskës pas sulmeve me dronë nga Ukraina

Në kanalet ukrainase po qarkullojnë lajme për mundësinë që presidenti ukrainas, i cili aktualisht ndodhet në një turne evropian, të vijë në Athinë.

Lideri ukrainas i lajmëron rrallë paraqitjet e tij, ndaj konsiderohet shumë e mundshme që të vijë në Athinë dhe të qëndrojë në hotelin qendror të qytetit.

Ndryshe, Kosovën në këtë takim do ta përfaqësojë kryeministri, Albin Kurti ndërsa nuk është ftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Botë
Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

Rumania
Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Evropa
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

Botë
Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Amerika
Kalo në kategori