Nga: Cati Gaya
Përktheu: David Hudhri
Shumica e njohin thjesht si “gruaja e romancierit të famshëm F. Scott Fitzgerald”, por edhe Zelda Fitzgerald ishte e veçantë. Një ikonë e viteve 1920 dhe një nga figurat më tipike të së ashtuquajturës Epoka e Xhazit, ajo ishte një nga të parat flapere në Amerikë.
Flaperet ishin një brez vajzash të cilat kundërshtonin normat dhe e shpërfillnin hapur atë që konsiderohej “sjellje e pranueshme” gjatë asaj kohe. Ato nuk mbanin korse, vishnin funde që shkonin deri te gjuri (një skandal atëherë), i prisnin flokët shkurt, dëgjonin xhaz dhe pinin alkool në publik.
Megjithatë, në radhë të parë Zelda ishte artiste. Ajo kërcente, pikturonte dhe më e rëndësishmja, shkruante. Ajo çfarë shumica e njerëzve nuk dinë – ndoshta sepse historia e ka fshehur të vërtetën – është se F. Scott Fitzgerald e arriti një pjesë të mirë të suksesit si shkrimtar falë saj. Ai jo vetëm e përdori si muzë, por u tregua i paskrupullt në vjedhjen e ideve dhe shkrimeve të saj. Zbulojeni më poshtë historinë e saj:
Gjatë fillimit të shekullit XX, gratë në Jugun e Amerikës pritej të ishin të bindura dhe të nënshtruara. E megjithatë, Zelda Sayre, e lindur në Montgomeri të Alabamas, në vitin 1900, nuk ishte aspak e tillë. Ajo ishte aktive, rebele dhe provokuese. Ajo kërcente, pinte, tymoste dhe kërkonte qëllimisht të sfidonte konvencionet. Thuhej se lahej me rroba banje me ngjyrën e lëkurës, për të nxitur thashethemet se ishte lakuriq në publik. Një artikull për performancat e saj në kërcim, shkruante se Zelda kishte interes vetëm te “djemtë dhe noti”.
Nuk është dhe aq e habitshme që djaloshi F. Scott Fitzgerald, i cili më vonë do të njihej si një nga shkrimtarët më të shquar të Amerikës, ra thellësisht në dashuri me të në vitin 1918, kur po qëndronte në Alabama gjatë karrierës së tij ushtarake. Ai ishte vetëm 22 vjeç. Ajo ishte 18.
Zelda dhe Scott u afruan menjëherë, ishin të dy të pashëm, të zgjuar, kureshtarë për artin dhe me talent të lindur. Gjatë viteve të para të lidhjes së tyre, Scotti po shkruante librin Kjo anë parajsës, të cilin në fund ai e rishkroi, vetëm që të mund ta bazonte njërin prej personazheve te Zelda. Ndërsa lidhja e tyre përparonte, e njëjta gjë ndodhte edhe me rolin e Zeldas në shkrimet e Scottit: Zelda e lejoi të lexonte ditarët e saj, prej të cilave shkrimtari kopjoi fragmente të tëra të cilat i përfshinte te librat e tij, pa ia çmuar kontributin.
Kur u botua libri Kjo anë e parajsës, suksesi ishte i jashtëzakonshëm dhe e katapultoi çiftin në rrethet shoqërore të elitës. Scott i ngjiti Zeldas nofkën “flaperja e parë e Amerikës”, duke e kthyer atë në një ikonë. Më vonë, kur Zelda ishte në ekstazë pas lindjes së vajzës së parë, ajo tha: “Shpresoj të jetë e bukur dhe budallaqe, një budallaqe e vogël dhe e bukur”, fjalë të cilat Scott i vuri në gojën e personazhit Daisy në librin e tij, Gatsby i madh.
Vitet e para të martesës së tyre u karakterizuan nga tepria: më konkretisht, nga shumë festa dhe alkool. Lindja e vajzës së tyre nuk i dha fund kësaj teprie, sepse ata punësuan shërbëtorë dhe dado në mënyrë që të ruanin jetesën e tyre të paqëndrueshme.
Festat e ekzagjeruara sollën një periudhë që u karakterizua nga tradhtia, problemet me paranë dhe debatet të cilat shpesh shkaktoheshin nga xhelozia e Scottit. Kur Scotti do të botonte librin Të bukur dhe të mallkuar dhe Tribuna e Nju-Jorkut, ai i kërkoi Zeldas të shkruante në gazetë një recesion për të. Në artikullin dërrmues, Zelda përshkruante për herë të parë se çfarë kishte ndodhur që nga momenti kur u bënë çift: “Më duket se në një faqe njoha një fragment nga një ditar i vjetër i imi i cili u zhduk në mënyrë të mistershme pas martesës dhe, gjithashtu, zbulova pjesë nga letra të cilat, edhe pse tejet të ndryshuara, më ngjajnë disi të njohura. Në fakt, z. Fitzgerald (besoj se kështu e shkruan emrin) duket se beson që plagjiatura fillon në shtëpi”.
Edhe pse komentet e saj ishin me humor, shkaktuan plot debate. Kur Zeldas filluan t’i vinin kërkesa për të shkruar libra dhe artikuj, Scott nisi të zemërohej gjithnjë e më shumë. Fakti që “muzës së tij” po i vinin mundësi për të trajtuar tematika të cilat ai dëshironte t’i përdorte për romanet e tij, ua përkeqësoi gjithnjë e më shumë lidhjen.
Kur çifti u shpërngul në Paris, Scotti ishte përfshirë kaq shumë në shkrimin e romanit Getsbi i madh, saqë Zelda u takua dhe ra në dashuri me një pilot francez të quajtur Edouard Jozan. Kur i kërkoi bashkëshortit divorcin në mënyrë që të niste një jetë të re me dashurinë e sapogjetur, Scotti jo vetëm refuzoi, por e kyçi atë në shtëpi derisa ajo e tërhoqi mbrapsht këtë kërkesë. Pasi kaloi pak kohë, Zelda tentoi të vetëvritej për herë të parë.
Debatet dhe tensionet sa erdhën dhe u përkeqësuan, ashtu si shëndeti mendor i Zeldas. Në vitet 1920, sjellja e Zeldas u bë gjithnjë e më tepër e paqëndrueshme dhe bashkëshorti i saj, një i alkoolizuar, u bë gjithnjë e më shumë i zemëruar me të. Zelda vendosi të merrej me kërcim, e megjithëse arriti të përparonte goxha në këtë karrierë, në fund kundërshtimi i Scottit e dekurajoi aq shumë saqë e refuzoi ofertën që mori për t’u regjistruar në trupën e baletit të teatrit “San Carlo” në Napoli. Festat e saj dikur ekstravagante, tani ishin shkatërruese dhe dekadente. Në vitin 1930, Zelda u shtrua në një spital psikiatrik në Francë, ku u diagnostifikua me skizofreni.
Kur i bënë me dije se shëndeti i babait të saj po përkeqësohej, çifti u kthye në vendlindjen e saj në Montgomeri, ku Scotti e braktisi dhe shkoi i vetëm në Hollivud. Pasi babai i ndërroi jetë, shëndeti i saj mendor u përkeqësua edhe më shumë dhe ajo shkonte nga njëri spital psikiatrik te tjetri. Megjithatë, këto rrethana nuk ia zbehën entuziazmin për kreativitet. Në vitin 1932, ndërsa ishte e shtruar në spital, ajo shkroi një roman gjysmë autobiografi të titulluar Më ruaj valsin, dhe ia dërgoi botuesit të Scottit. Kur Scott-i e lexoi, u tërbua dhe i dërgoi disa letra ku e qortonte për atë çfarë kishte shkruar.
Ai reagoi kështu për shkak se po planifikonte të përdorte të njëjtin material për librin e tij E butë është nata, të cilin do ta përfundonte pas dy vitesh. Në mënyrë që të kishte mjaftueshëm material për këtë roman, Scotti e detyroi Zeldan të hiqte ato pjesë që ai dëshironte t’i përdorte nga libri i saj. Ky version krejtësisht i ndryshuar u botua pa ndonjë sukses. Në mënyrë ironike, bashkëshorti i saj iu shtua atyre që shkruanin recesione negative. Ai e quajti Zeldan “një shkrimtare e dobët” dhe punën e saj e etiketoi “plagjiaturë”, duke e akuzuar për atë që kishte bërë vetë gjatë pjesës më të madhe të martesës. Më ruaj valsin është e vetmja vepër që ajo botoi gjatë jetës. Zelda u zhgënjye thellësisht nga reagimi që solli ky libër, gjë që ia përkeqësoi gjendjen.
Vite pas vdekjes së Scottit, Zelda, e cila ishte sërish në spital, nisi të shkruante një tjetër roman, pavarësisht asaj që kishte hequr me romanin Më ruaj valsin. Titulli i romanit të ri ishte Gjërat e Cezarit, megjithatë ajo nuk arriti ta përfundonte, sepse ndërroi jetë kur një zjarr shpërtheu në dhomën ku ishte kyçur, teksa priste terapinë elektrokonvulsive.
Edhe pse jeta e Zeldas pati një fund kaq tragjik, ajo la një trashëgimi të madhe. Megjithëse bashkëshorti i saj, Scott Fitzgerald, ende njihet si një nga shkrimtarët më të shquar në historinë e Shteteve të Bashkuara, gjenia e Zeldas po zbulohet dhe po çmohet vazhdimisht, falë botimit të biografive të ndryshme për të.
Deborah Pike, në biografinë e saj shkruan se Zelda ishte një kontribuuese me rëndësi për historinë e artit. Vepra e saj dhe vështirësitë me të cilat u përball, na ndihmojnë të theksojmë këndvështrimin femëror në artin e asaj kohe. Veprat e saj të botuara dhe ato të pabotuara, paraqesin mendimet e saj mbi modernizmin, sëmundjet mendore dhe plagjiaturën.
Libri i autores Nancy Milford me titullin Zelda: Një biografi, ishte një bestseller që e bëri të njohur Zeldan si një ikonë feministe e cila i mbijetoi bashkëshortit kontrollues që refuzonte ta ndante suksesin e tij.
Falë këtyre shkrimtareve që kanë ngritur zërin e gruas pasi është heshtur prej vitesh, njerëzit anembanë botës nuk po e njohin më Zelda Fitzgerald-in si “bashkëshortja e Scott Fitzgerald”, por si gruan e zgjuar, rebele, të talentuar, të fortë dhe unike që ajo ishte. /Gazeta “ExLibris”/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëASHIK QERIBI
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
Nata e fundit e jetës së Naim bej Frashërit
GJUHA SHQYPE
Historia e shqiptares Laskarina Bubulina, Heroinës Kombëtare të Greqisë!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme