Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, është ndarë i kënaqur me lojtarët e tij dhe me atë që kanë treguar në ndeshje ndaj Feronikelit.

Prishtina eliminoi Feronikelin në Drenas, pas penalltive, pasi ndeshja në kohë shtesë ishte mbyllur baras 0-0.


“Ndeshje me mjaft emocion, sidomos për mua që përball kisha një ekip që me të para dy vitesh kisha fituar gjithçka”.

Screenshot 2 14

“Si duket morëm mësim nga takimi i fundit i së shtunës, e pamë që na kishte munguar shpirti luftarak dhe këto tre ditët e fundit ishte caku i stërvitjeve tona që ta ngjitnim lartë shpirtin luftarak, të luftojmë në aspektin sportiv, të japim maksimumin dhe të vertikalizojmë sa më shumë që është e mundur”.

“I kishim rastet tona, nuk arritëm t’i konkretizonim, menaxhuam lojën dhe shkuam deri te penalltitë. Pastaj aty është çështje fati edhe përqendrimi i futbollistëve”.

Screenshot 3 11

“Patjetër që është ndjenjë e mirë kur shkon sa më larg në Kupë, e sidomos nëse arrijmë ta fitojmë atë, sepse s’është e njëjtë si kampionati ku duhet të fitosh shumë ndeshje dhe nuk të garanton siguri, kurse këtu na kanë ngelur edhe dy kundërshtarë për ta fituar Kupën”, ka thënë Ramadani. /Telegrafi/

telegrafi sport app