LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësja e BE-së, Kocijancic: Reagimi i autoriteteve kosovare nuk është thjesht rruga e drejtë

Zëdhënësja e BE-së, Kocijancic: Reagimi i autoriteteve kosovare nuk është thjesht rruga e drejtë

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijancic, ka deklaruar sot se porosia e Brukselit për tarifat doganore për mallrat e Serbisë në Kosovë është e “qartë dhe qëndrueshme” se BE-ja pret nga autoritetet e Kosovës të tërheqin masat, kurse u ka bërë thirrje “të dy palëve” që të përmbahen nga provokimet.

Ajo ka hedhur poshtë komentet që vijnë nga Prishtina, sipas të cilëve shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini është e njëanshme dhe se kritikon vetëm Kosovën e kurrë Serbinë, në kontekstin e shkeljes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, transmeton Telegrafi.

“Reagimi i autoriteteve kosovare në këtë kontekst nuk është thjesht rruga e drejtë. Ekzistojnë mënyra që të zgjidhjet kjo çështje dhe ato kanale duhet shfrytëzuar”, ka deklaruar Kocijancic.


Megjithatë, zëdhënësja e BE-së shtoi se të gjitha mosmarrëveshjet mes Beogradit dhe Prishtinës, duhet të zgjidhen në kuadër të dialogut që e ndërmjetëson BE-ja.

“Veprimet e fundit, masat dhe deklaratat nga Kosova por edhe nga Serbia, që pala tjetër i ka kuptuar si provokim dhe fyerje, janë shqetësuese, nuk i kontribuojnë dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve”, ka shtuar Kocijancic.