Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka komentuar arritjen e koalicionit për formimin e Qeverisë ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Bytyçi ka pohuar se LVV dhe LDK e filluan ditën e tyre të parë si koalicion me një gënjeshtër, një mashtrim dhe një mos-besim.

Mes tjerash ai ka thënë se nuk e parashikon të ardhmen, mirëpo shenjat janë të errëta për këtë koalicion.


"Gënjeshtra - Glauku nuk do të japë dorëheqje. Mashtrimi - Numri i ministrive nga 12 në 15. Mosbesimi - Nuk e publikuan marrëveshjen koalicionit, as edhe një detaj të shkruar", vijon shkrimi i tij në Facebook.

Ndryshe, LVV dhe LDK kanë arritur mëngjesin e sotëm koalicionin për bashkëqeverisje.

Seanca për votimin e Qeverisë, pritet të mbahet nesër duke filluar nga ora 11:00./Telegrafi/