LAJMI I FUNDIT:

Zebra shumëngjyrëshe në Prizren për të shtuar sigurinë në trafik

Zebra shumëngjyrëshe në Prizren për të shtuar sigurinë në trafik

OJQ “EC Ma Ndryshe”, gjatë të enjtes dhe të premtes në Prizren, ka realizuar performancën publike “Zebra shumëngjyrëshe”.

Qëllimi i kësaj performance publike është shtimi i vëmendjes për sigurinë në trafik, ashtu që ngasësit e automjeteve dhe këmbësorët të respektojnë shenjat e komunikacionit.

Sipas njoftimit të kësaj organizate, ndër rrugët më të frekuentuara nga nxënësit dhe automjetet në qytetin e Prizrenit janë ato në afërsi të Shkollave fillore dhe të mesme të ulëta “Mustafa Bakiu” dhe “Emin Duraku” si dhe shkollës së mesme “Remzi Ademaj”.


“Për këtë arsye pranë këtyre shkollave zebrat janë dizajnuar në atë mënyrë që t’i nxisin këmbësorët e posaçërisht fëmijët që ta kalojnë rrugën në vendkalimin e paraparë, derisa për ngasësit janë ngjyrat më të ndritshme dhe të dallueshme për t’i paralajmëruar ata që të shtojnë kujdesin gjatë vozitjes në këto zona. EC bën thirrje tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, që t’i respektojnë shenjat e komunikacionit dhe të kenë kujdes të shtuar në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e askujt”, thuhet në një komunikatë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Berisha nga

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Kalo në kategori