Burri i paemëruar ka zbuluar një "thesar" në garazh që i përket gjyshit të tij, bëhet fjalë për veturën sportive Lamborghini Countach prodhim i vitit 1981.

Vetura luksoze i përkiste gjyshit të tij të ndjerë që e kishte blerë gjatë viteve të '80-ta, derisa po merrej me biznesin e veturave, transmeton Telegrafi.


lamborghini 2

Megjithatë, shpenzimet e sigurimit ishin shumë të larta që gjyshi i ndjerë të vazhdonte me këtë biznes, dhe kështu vendosi të mbajë për vete vetëm disa vetura që i kishin qëndruar të parkuara në garazh për më shumë se 20 vite.

lamborghini 3

Lamborghini Countach ka nevojë për pastrim të thellë dhe disa rregullim, pasi që koha e ka bërë të vetën.

lamborghini 4

"Kur ia hoqa mbulesën, jam ndjerë si arkeolog. Po të pyetesha unë, do ta pastroja brenda dhe do ta riktheja në gjendjen e mëparshme", ka deklaruar ky burrë me fat. /Telegrafi/

lamborghini 5

lamborghini 6

lamborghini 7