Vepra e parë në pikturë e Leonardo da Vincit është një pllakë në terrakotë që daton në vitin 1471 dhe që përfaqëson një engjëll të ri, Gabrielin. Sipas ekspertit Ernesto Solari, mund të jetë edhe një autoportret i gjeniut rilindas.
Profesori ia zbuloi botës për here të parë këtë vepër, pronë e një koleksionisti privat gjatë një konference për shtyp në Romë. Është 100 për qind e Leonardos, është e para dhe ky konfirmim vjen pas një studimi tre vjeçar. Pjesa ruhet në një urnë dhe nga dy agjentë sigurimi; është një pllakë në terrakotë, majolike dhe katrore prej 20 centimetra brinja dhe 1.2 trashësi, e cila tregon një engjëll lajmëtar, në profil, dhe një pjesë të krahëve të tij me një kurorë të artë në kokë.
Është realizuar kur artisti ishte 18 ose 19 vjeç, ndoshta në punishten e gjyshit të tij në provincën toskane të Baccheretos dhe kjo e bën pikturën më të vjetër të ruajtur.
Pllaka është e firmosur dhe mban datën nga vetë Leonardo, por shkrimi nuk është i lexueshëm me sy të lirë, sepse është një shkarravinë. “Da Vinci Lionardo, LDV” kjo është firma e shkruar në një hapësirë prej 2.6 centimetra shkruar nga e majta në të djathtë, kur ai normalisht e firmoste në të kundërt. Emri i tij është i mbuluar edhe nga dy shtresat e smaltit që sipas mendimit të Solarit përjashton falsifikimin e saj.
Sipas ekspertit, ka të ngjarë që të jetë një autoportret i Leonardos dhe e ka krahasuar me atë që konsiderohet si i pari që ka realizuar si një nga personazhet tek “Adhurimi i Magjistarëve”, 1481.
Grafiologia, Ivana Rosa Bonfantinio pohon se është firma e parë e realizuar nga Leonardoja. Studimi u bë nga disa laboratorë që kanë realizuar një nxjerrje të shtresave për të vërtetuar se pigmentet përputhen me ato të epokës dhe një analizë infra të kuqe për të lexuar shkronjat dhe numrat e fshehur. Përmes termoluminishencës, analiza më e rëndësishme që tregoi se argjila vinte nga një zonë konkrete, pikërisht nga Montelupo në afërsi të Firences, në të cilën vihet re mungesa e kuarcit e konstatuar edhe nga etruskët.
Vepra është bartur nga një brez në tjetrin në familjen e shquar të Fenice di Ravello. Kanë kaluar 500 vjet që kur Fenicet e kanë marrë si dhuratë në vitin 1499 nga Joana e Aragonit, dukesha e Amalfit. Mendohet se dukesha, mbesa e Fernandos së I-të të Napolit mund ta ketë marrë këtë vepër direkt nga Leonardoja si një dhuratë për lindjen e djalit të saj, Alfonsit të II-të, Piccolominit gjatë një udhëtimi nga lindja në jug.
Gjithsesi në këtë histori ekspertët thonë se ka një hapësirë boshe prej 30 vitesh. Si e mori dukesha? Këtu ka mister dhe të panjohura.
Vlera është e paçmueshme dhe profesori ftoi Italinë ta blejë.
“Shpresoj që shteti italian ta blejë. Kemi humbur Xhokondën dhe s’mund të humbim edhe këtë”, pohoi duke aluduar për portretin e Mona Lizës, pronë franceze. /bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Higjiena ndër shekuj: Luigji XIV u la dy herë gjatë gjithë jetës!

Fotografitë ikonike të revistës “Face”

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Dushan Mugosha dhe Komiteti i Prizrenit: "Regrutimi" nga UDB-ja, i intelektualëve shqiptarë në vitet ’50

Refuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit