Cari Nikolaj Romanov, mbretëresha Aleksandra dhe pesë fëmijët e tyre janë vrarë në natën ndërmjet datës 16 dhe 17 korrik 1918. Por, tregimi për Romanovët vazhdon të mbetet ndër më intrigueset në historinë ruse.
Gjahtarët e arit të carit Romanov, për të cilin thuhet se është shumë i madh, kanë nisur kërkimet që njëqind vjet, por deri tash nuk është gjetur asgjë.
Këtyre ditëve janë publikuar dokumente nga arkiva e KGB-së, të cilat ofrojnë deri më tash lokacionin më preciz të mundshëm për arin e fshehur të dinastisë sunduese ruse Romanov. Thuhet se bëhet fjalë për ari në vlerë prej 30 milionë euro. Në dokumente shkruhet se ari është fshehur në hekurudhën trans-siberiane, 3.544 kilometra në lindje të Moskës. Askush në këtë vend nuk do të gjejë shenjën ‘x’, por nëse ka kohë, durim dhe para, aventura mund t’i shpaguhet.
Nuk ka dyshim se agjentët e KGB-së gjatë sundimit sovjetik të kenë bërë gjurmime, por nuk ka informacione për një gjueti të suksesshme.
Dokumentet zbulojnë rrëfimin e Karl Purok, i cili ka pranuar se me një mik ka fshehur arin në thellësi 2,5 metra, 4.5 kilometra larg qytetit Tajga, në perëndim të Siberisë.
“Vagonët ishin të mbushur me ar dhe e shpëtuam nga Armata e Kuqe në tetor të vitit 1919”, tha Purok.
Kjo ishte vetëm një pjesë e thesarit të Romanov, pasi kurorat që u takonin vajzave të vrara të carit Nikolaj po ashtu nuk janë gjetur, dhe as diamantet dhe gurët e tjerë të çmuar me vlerë të panjohur.
Ndërkohë po gjurmohet edhe për arin, të cilin cari personalisht ua kishte dorëzuar banorëve të Omsk dhe Tobolsk. Në këto arka gjenden edhe shpata të zbukuruara me diamante, të cilat i përkisnin carit Nikolai dhe mbretëreshës Alexandra. /KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

"Ne kemi një plan B, C, D", thotë presidentja e Meksikës - nëse Trump aplikon tarifat për vendin e saj

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës