LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet një grup ndërkombëtar për krim kompjuterik në Maqedoni

Zbulohet një grup ndërkombëtar për krim kompjuterik në Maqedoni

Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale në disa lokacione në territorin e Republikës së Maqedonisë më 19 maj kreu bastisje të koordinuara me ç’rast janë siguruar materiale dëshmuese dhe është konfiskuar pajisje kompjuterike nga persona për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se janë pjesë e grupit ndërkombëtar kriminel, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç kumtoi MPB, aksioni është në kuadër të operacionit njëvjeçar “Dërgesa” të Sektorit për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale, pas paraqitjes nga ana e Drejtorisë së doganave të Republikës së Maqedonisë – Sektori për kontroll për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale “dëmtim dhe hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik”.

Pajisja e marrë kompjuterike i është dorëzuar Sektorit për forenzikë digjitale pranë MPB të RM-së, me qëllim të pëgatitjes së analizës plotësuese forenzike dhe përcaktimit të dyshimeve për pjesëmarrje të personave tëp involvuar në grup ndërkombëtar kriminel.


Si plotësim në hetim, në nëntor të vitit të kaluar, nga ana e shërbimeve policore nga Njësia për krim kompjuterik në Minsitrinë e Punëve të brendshme të Republikës së Bullgarisë, është marrë informatë se veprojnë rreth rastit ku është regjistruar keqpërdorim kompjuterik i sistemit të tyre doganor dhe se disponojnë me informata për ekzistim të grupit ndërkombëptar kriminel në të cilin si anëtarë marrin pjesë edhe shtetas të Maqedonisë”, ceket në kumtesën e MPB-së, njofton AIM.

Pas këmbimit të ndërsjelltë të informatave operative dhe të dhënave të cilat kanë të bëjnë me identifikimin e mundshëm dhe konstatimin e shtetasve të Maqedonisë të involvuar në vepra penale dhe sigurim të informatave të hollësishme për prejardhjen dhe mënyrën në të cilën funksionon grupi kriminel, me ndërmjetësim të Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar policor (qendra SELEK) ishin organizuar edhe takime pune në të cilat është formuar ekip i punës për hetim të përbashkët të aktiviteteve të grupit të organizuar kriminel. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori