Vera po afron dhe temperaturat e larta, të cilat qëndrojnë edhe natën, bëjnë që shumë njerëz vendosin të flenë pa rroba. Ekspertët e gjumit kanë dhënë paralajmërime për ata prej nesh që duan të flenë lakuriq.
Ekspertja e gjumit në Time4Sleep, Dr Hana Patel, ka thënë se zhveshja mund të çojë në rreziqe higjienike. Ky proces ndoshta do të rritet nëse vendosni të flini pa rroba.
Për më tepër, çarçafët tuaj mbledhin pluhurin sa më gjatë të flini në shtrat, duke rritur nivelet e baktereve në zonën tuaj të gjumit.
“Nëse vendosni të flini lakuriq, do t’ju rekomandoja t’i lani çarçafët tuaj të paktën një herë në javë”, është shprehur ajo.
Dhe nëse ndani një shtrat me një partner, ekspertja sugjeroi gjithashtu diskutimin e preferencave të gjumit.
“Nëse jeni duke fjetur pranë dikujt, unë do të thosha se është një preferencë personale nëse flini lakuriq, për sa kohë që të dyja palët janë të rehatshme dhe të vetëdijshme për rreziqet”, ka shpjeguar tutje.
Me gjithë këtë, sigurisht që ka disa përfitime të gjumit lakuriq, njëra prej të cilave është se përmirëson qarkullimin e gjakut. /Telegrafi/