“Një koktej i ri i zhvilluar me barna, bën që qelizat që prodhojnë insulinë të shumëfishohen – një zbulim që mund të çojë në një kurë për diabetin”, pohojnë hulumtuesit.
Njerëzit me diabet kanë një mungesë të beta-qelizave, të cilat formojnë insulinën. Pa insulinën e mjaftueshme, ato nuk janë në gjendje të përpunojnë siç duhet glukozën.
Skuadra, nga Shkolla Mjekësore e Icahn në Nju Jork, kishte zbuluar tashmë se një barn i quajtur harmine mund të nxisë qelizat e pankreasit që të prodhojnë 10 herë më shumë qeliza beta në ditë.
Për më tepër, kur barni i lartpërmendur u kombinua me një ilaç të dytë, zakonisht përdoret për rritjen e kockave, ndikoi në zhvillimin e beta-qelizave me 40 herë më shumë se normalja, brenda një dite. Medikamenti është eksperimental dhe në fazat e hershme të testimit, por studiuesit mendojnë se efekti i tij i fuqishëm në qelizat që prodhojnë insulinë mund të jetë një ndërrues në trajtimin e diabetit të tipit 1 dhe tipit 2.
Diabeti shfaqet kur ka shumë pak qeliza beta në pankreas për të prodhuar insulinë ose kur prodhojnë insulinë shumë pak, hormoni që nevojitet për të marrë glukozë nga qarkullimi i gjakut në qeliza. Kur nuk trajtohet, diabeti mund të rezultojë në komplikime të rënda shëndetësore siç janë dëmtimi i veshkave , dëmtimi i syve, sëmundjet e zemrës, goditja dhe madje edhe humbja e shikimit. Humbja e beta-qelizave ka qenë e lidhur me shkaktimin e diabetit të tipit 1, në të cilin sistemi imunitar gabimisht identifikon qelizat beta si pushtues dhe i shkatërron ato.
Kohët e fundit, shkencëtarët kanë zbuluar se të paturit e një numri të mangët të qelizave beta funksionale mund të kontribuojnë në zhvillimin e diabetit të tipit 2. Sipas autorit kryesor të studimit, Dr Andrew Stewart, zbuloi se një ilaç i quajtur harmine – i gjetur në hardhinë ayahuasca – ndihmoi në prodhimin e qelizave të reja beta të njeriut, të rritur në nivele të ulëta.
Një studim i dytë i botuar në vitin 2017 zbuloi anomalitë gjenetike në insulinomat, tumoret e pankreasit që rrjedhin nga qelizat beta dhe sekretojnë insulinën. Studiuesit zbuluan se tumoret kishin një ‘recetë gjenetike’ se si të rigjeneronin qelizat beta.
Në studimin aktual, ekipi identifikoi një klasë të dytë të barnave që shkaktojnë qelizat beta të njeriut që përsëriten shpejt kur jepen në kombinim me harmine. Pa ndërhyrje të barnit, qelizat beta përsëriten me një mesatare prej 0.2 për qind në ditë. Kur administrohet me harmine, shkalla është dy për qind në ditë. Por kur harmine është dhënë në kombinim me ilaçin e ri, kjo normë rritet në mes të pesë dhe tetë për qind në ditë.
“Jemi shumë të ngazëllyer për këtë vëzhgim të ri sepse për herë të parë ne jemi në gjendje të shohim normat e replikimit të qelizave beta, të qelizave njerëzore që janë të mjaftueshme për të rimbushur masën beta qelizore në qeniet njerëzore”, tha Dr Stewart.
“Ne kemi zbuluar një kombinim të ilaçeve që i bën qelizat beta të rigjenerohen me ritme që janë të përshtatshme për trajtim. Pengesa tjetër e madhe është të kuptojmë se si t’i dorëzojmë drejtpërdrejt në pankreas.
Megjithatë, Dr Stewart thotë se sfida është se ky kombinim i barnit ka efekte në organet e tjera, edhe pse ai nuk ka specifikuar se cilat janë këto efekte. “Ne tani duhet të zhvillojmë metoda për t’i dhënë këto barna në mënyrë specifike në qelizën beta tek njerëzit”, tha ai.
“Ne kemi paketat për të ofruar, por tani ne kemi nevojë për një sistem ndërlidhës për t’i dorëzuar ato në adresën e saktë të qelizave beta”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës