LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet kulla e rezistencës në Sankovc

Zbulohet kulla e rezistencës në Sankovc

Ditëlindja e gjeneral Xheladin Gashit-Komandant Plakut po shënohet me shumë aktivitete të ndryshme.

Derisa në fshatin Sankovc të Drenasit është zbuluar pllaka e aktiviteteve ilegale në shtëpinë e Hajdin Ramës, në Komoran, ka nisur edicioni i dytë i Festivalit Kombëtar Folklorik “Plaku 2018”.

Të gjitha këto aktivitete po mbahen me rastin e 72 vjetorit të lindjes së komandant Plakut.


Festivali në të cilin po marrin pjesë ansamble nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe gjerë, ka nisur dje dhe po vazhdon edhe sot.

Kurse, në zbulimin e pllakës në shtëpinë e veprimtarit Hajdin Rama, kanë marrë pjesë deputeti Nait Hasani, kryetari i shoqatës së veteranëve, dega në Drenas, Enver Hajdari, ish deputeti Bislim Zogaj, familja e gjeneral Xheladin Gashit dhe bashkëluftëtarë tjerë.

Deputeti Nait Hasani tha se kur është në këtë shtëpi kujton vuajtjet, mundimet, angazhimet dhe përpjekjet e luftës për liri.

“Kur të shoh ty daja Dinë e shoh një të kaluar të popullit tonë, i shoh vuajtjet e popullit tonë por e shoh edhe shpresën e popullit tonë”, tha ai.

Përndryshe, shtëpia e Hajdin Ramës, që nga viti 1994 deri në përfundimin e luftës së fundit në Kosovë, ka qenë shtab i përfaqësuesve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po në atë shtëpi kanë marrë shumë vendime të rëndësishme për organizimin e luftës çlirimtare kundër forcave ushtarake, paramilitare dhe policore serbe.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori