Pas ndarjes nga Irina Shayk, Cristiano Ronaldo ka pasur disa afera me modele të ndryshme, të cilat ylli portugez nuk ka tentuar t’i mbajë të fshehura.
Por, tashmë këto i përkasin të kaluarës, pasi sulmuesi i Real Madridit është në lidhje me Georgina Rodriguez.
Çifti i ri shikoi së bashku ndeshjen e fundit të Real Madridit ndaj Deportivo La Corunas në Bernabeu.
Georgina vjen nga qyteti spanjoll Huesca dhe është 21-vjeçare. Edhe pse e re në moshë ajo ka filluar punën në dyqane luksoze, si dhe filloi hapat e parë si modele. Sipas gazetës spanjolle ABC, dashuria me Ronaldon filloi kur çifti u takua në dyqan Gucci, ku edhe ajo punonte.
Takimi i tyre i parë ishte në qershor te dyqani i Guccit në Madrid. Portugezi e vizitoi këtë dyqan për të blerë diçka dhe u mahnit nga bukura e saj. CR7 menjëherë i propozoi bukuroshesh spanjolle të shkëmbejnë numrat e telefonit dhe ajo u pajtua dhe kështu marrëdhënia e tyre gradualisht u rrit.
Për më tepër, sipas burimit të lartpërmendur, në fillim Cristiano kur e kishte thirrur ajo kishte thënë në shaka se tashmë dyqani është i mbyllur dhe duke e parë karakterin e hapur të portugezit, kjo vetëm kishte bërë që ai ta pëlqejë më shumë.
Georgina nuk punon më në dyqanin ku filloi dashuria, pasi mediat iu vërsulën drejt dyqanit ditë pas dite dhe kështu pronarët duke parë që kjo po i pengonte klientëve, vendosën ta largojnë atë.
Por, Georgina nuk mbeti pa punë, pasi tashmë ajo ka filluar punën te dyqani i Pradas, me intervenim të të dashurit të saj. /Telegrafi/