LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet arsyeja shokuese pse Amorim nuk e ftoi Garnachon për derbin ndaj Man Cityt

Zbulohet arsyeja shokuese pse Amorim nuk e ftoi Garnachon për derbin ndaj Man Cityt

Arsyeja pse Alejandro Garnacho nuk u ftua nga Ruben Amorim për derbin që Manchester United e zhvilloi ndaj Manchester Cityt raportohet se tashmë është zbuluar.

Muajin e kaluar, Amorim mori një vendim të madh duke mos i ftuar dyshen Garnacho dhe Marcus Rashford për derbin ndaj Man Cityt në udhëtim.

“Ne përpiqemi të vlerësojmë paraqitjen në stërvitje, paraqitjen gjatë ndeshjeve, sjelljen me bashkëlojtarët. Është zgjedhja ime, e thjeshtë”, kishte thënë Amorim kur u pyet për këtë vendim të tij.


Që prej atëherë, e ardhmja e Rashford në klub është zhytur në errësirë pasi ai deklaroi që është i gatshëm për një aventurë të re.

Ndërkohë, Garnacho ka bërë një rikthim në ekipin e United, duke u paraqitur në ndeshjet e fundit ndaj Bournemouth, Ëolverhampton Ëanderers dhe Neëcastle United.

Tani, është bërë e ditur se Garnacho nuk është ftuar për atë ndeshje nga Amorim për shkak të një problem disiplinor.

Siç ka raportuar Daily Mail, 20-vjeçari nuk ka marrë ftesën për ndeshjen ndaj United për mungesë respekti ndaj Amorim.

Marcus Rashford refuzon tri oferta të mëdha për t’u larguar nga Man United
Lexo po ashtu Marcus Rashford refuzon tri oferta të mëdha për t’u larguar nga Man United

“Alejandro Garnacho u përjashtua nga ekipi i Manchester United për mungesë respekti ndaj trajnerit Ruben Amorim, është zbuluar”.

“Mail Sport ka kuptuar se sulmuesi argjentinas ia ka kthyer shpinën Amorim dhe u largua tutje kur trajneri i Unitedit po i dhuronte këshillat e fundit para se të futej në lojë ndaj Viktoria Plzen në Ligën e Evropës, tri ditë para derbit”, thuhej në raport.

‘Djajtë e Kuq’ do të rikthehen në aksion pasditen e së dielës, ku do të luajnë në udhëtim ndaj Liverpoolit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori