Site icon Telegrafi

Zbulohet arsyeja pse Alisson e veshi fanellën me numër 110 për Brazilin ndaj Meksikës

Është zbuluar arsyeja pse portieri i Liverpoolit, Alisson Becker e ka veshur fanellën me numrin 110 për Brazilin në miqësoren ndaj Meksikës.

Të shtunën, Brazili dhe Meksika u përballën në një ndeshje miqësore para fillimit të Copa America, ndeshje kjo e cila u zhvillua në qytetin e Teksasit.

Kjo ndeshje doli të jetë mjaft argëtuese për tifozët në stadium pasi u shënuan pesë gola me Brazilin që triumfoi në fund me rezultat 3-2.

Të besuarit e Dorival Junior shkuan në epërsi prej 2-0 falë golave të shënuar nga Andreas Periera dhe Gabriel Martinelli.

Më pas Meksika u kthye në lojë, duke shënuar fillimisht me anë të Julian Quinones për 2-1 dhe pastaj për të barazuar shifrat në 2-2 përmes Guillermo Martinez Ayala.

Lexo po ashtu Spektakël dhe pesë gola para 102 mijë shikuesve të pranishëm, Brazili mposht Meksikën

Sidoqoftë, Endrick shënoi golin e fitores për Brazilin në minutat shtesë të takimit pas asistimit nga Vinicius Junior.

Portieri i Liverpoolit, Alisson ishte kapiten i Brazilit dhe u pa duke veshur fanellën me numrin 110 në vend se të mbajë numrin e tij të zakonshëm (numrin një).

Numri 110 është veshur nga Alisson për shkak se ai ishte kapiten i ekipit në 110 vjetorin e kombëtares së Brazilit.

Teksa po i afrohemi hapjes së afatit kalimtar veror, Alisson është lidhur me një largim të mundshëm nga Liverpooli.

Më herët ishte raportuar se klubet nga Arabia Saudite po monitorojnë nga afër situatën e 31-vjeçarit./Telegrafi/

Exit mobile version