Zbulohen të nominuarit e FIFPRO World për meshkuj për vitin 2024 – kthehen në listë dy emrat e mëdhenj
Lista e ngushtë me 26 lojtarë për FIFPRO World XI për meshkuj 2024 u është shpallur të hënën pasdite, vetëm një javë përpara se të zbulohej formacioni përfundimtar.
Ky çmim prestigjioz synon të bëjë formacionin fillestar më të mirë të mundshëm nga lojtarët më të mirë në planet gjatë vitit të kaluar.
Ndryshe nga Topi i Artë, i cili vendoset nga gjykimi i 100 gazetarëve , FIFPRO World XI vendoset ekskluzivisht nga lojtarë profesionistë.
🚨 These are the 26 nominees for the 2024 FIFPRO Men’s #World11, as voted by players.
🇧🇷 Ederson
🇦🇷 @EmiMartinezz1
🇩🇪 @Manuel_Neuer🇪🇸 @DaniCarvajal92
🇵🇹 @RubenDias
🇳🇱 @VirgilvDijk
🇳🇱 @JeremieFrimpong
🇩🇪 @ToniRuediger
🇫🇷 William Saliba
🏴 @KyleWalker2🏴 @BellinghamJude
🇧🇪… pic.twitter.com/mCgLn4dx4n— FIFPRO (@FIFPRO) December 2, 2024
FIFPRO, sindikata botërore e lojtarëve, mbështet më shumë se 28,000 futbollistë profesionistë nga çdo cep i globit në 70 vende.
Secili lojtar ka për detyrë të zgjedhë tre portierët, mbrojtësit, mesfushorët dhe sulmuesit më të mirë nga një grup origjinal prej 250 kandidatësh.
Portieri, tre mbrojtës, tre mesfushorë dhe tre sulmues me numrin më të madh të votave përbëjnë bazën e një ekipi.
Lojtari i mbetur jashtë fushës me më shumë vota futet për të plotësuar 11-shen.
Shumica e fytyrave janë të njohura. Madje kishte vend edhe për dyshen Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, të cilët të dy u përfshinë në listën e sulmuesve të nominuar, pavarësisht se nuk ishin në listën e ngushtë të Topit të Artë të këtij viti.
Ndërsa fitorja e Rodrit të Manchester Cityt ndaj Vinicius Junior të Real Madridit në atë ceremoni shkaktoi një zhurmë që ende po vazhdon tash e një muaj, ndërsa të dy lojtarët me siguri do të përfshihen në 11-tën e më të mirë.
Formacioni përfundimtar do të zbulohet të hënën, më 9 dhjetor.
Lista e ngushtë e FIFPRO për 2024
Portierët
Ederson (Manchester City, Brazil)
Emiliano Martinez (Aston Villa, Argjentinë)
Manuel Neuer (Bayern Munich, Gjermani)
Mbrojtësit
Dani Carvajal (Real Madrid, Spanjë)
Ruben Dias (Manchester City, Portugali)
Virgil van Dijk (Liverpool, Holandë)
Jeremie Frimpong (Bayer Leverkusen, Holandë)
Antonio Rudiger (Real Madrid, Gjermani)
William Saliba (Arsenal, Francë)
Kyle Walker (Manchester City, Angli)
Mesfushorët
Jude Bellingham (Real Madrid, Angli)
Kevin De Bruyne (Manchester City, Belgjikë)
Phil Foden (Manchester City, Angli)
Toni Kroos (Real Madrid, Gjermani)
Luka Modric (Real Madrid, Kroaci)
Jamal Musiala (Bayern Munich, Gjermani)
Rodri (Manchester City, Spanjë)
Federico Valverde (Real Madrid, Uruguaj)
Sulmuesit
Erling Haaland (Manchester City, Norvegji)
Harry Kane (Bayern Munich, Angli)
Kylian Mbappe (Real Madrid, Francë)
Lionel Messi (Inter Miami, Argjentinë)
Cole Palmer (Chelsea, Angli)
Cristiano Ronaldo (Al-Nassr, Portugali)
Vinicius Jr (Real Madrid, Brazil)
Lamine Yamal (Barcelona, Spanjë)
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pepe zbulon zemrën e Ronaldos me dy momente gjatë kohës së tyre në Real Madrid
Çmimi i Gyokeres u zbulua pasi sulmuesi i Sportingut ‘vendos’ për klubin e tij të ardhshëm
Dy zbulimet e sezonit te Arsenali nuk lejohen në dhomën e zhveshjes me pjesën tjetër të ekipit – ata përgatiten në një dhomë tjetër
Lautaro në verë te gjiganti i Ligës Premier?
Presidenti i Athletic Bilbaos ‘e godet’ Real Madridin për gjyqtarët: Carvajal i theu këmbën lojtarit tonë, humbëm miliona euro
“Çdo klub ka diçka”, Flick i përgjigjet letrës së Real Madridit kundër gjyqtarëve në La Liga
"Dorgu te Manchester United, një marrëveshje historike - nuk mund të refuzohej oferta" - nga Lecce flasin për shitjen e vitit
Zbulohet paga shokuese Dorgu te Man United
Ronaldo ka zbuluar ëndrrën e madhe pas pensionimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?