LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen dokumente të klasifikuara si “sekrete” të ISIS-it

Zbulohen dokumente të klasifikuara si “sekrete” të ISIS-it

Për milicinë terroriste “Shteti Islamik” (IS) kjo është një goditje e rëndë: autoritetet e sigurisë, sipas medieve zotërojnë disa dokumente sekrete të IS.

Siç bën të ditur gazeta Süddeutsche Zeitung në botimin e saj në internet, “Shtetit Islamik” (IS) me sa duket i janë zhdukur dokumente sekrete me emrat e luftëtarëve të tij të huaj.

Aleanca Investiguese e Süddeutsche Zeitung, NDR dhe WDR zotëron në bazë të raportit disa dyzina dokumentesh të klasifikuara si “sekrete” të IS.


Këto dokumente përmbajnë të dhëna edhe për luftëtarë gjermanë. Materiali thuhet se e ka burimin nga pyetje të bëra brenda IS.

Më mirë luftëtar apo atentator vetëvrasës?

Siç shkruan më tej Süddeutsche Zeitung, çdo vullnetar i IS-it duhet t’u përgjigjet përballë një Administrate të Përgjithshme Kufitare gjithsej 23 pyetjeve, përcjell DW.

Krahas emrit, emrit të luftës dhe vendbanimit të mëparshëm pyeten edhe të dhëna për trafikuesit, të afërmit dhe për të ashtuquajturën përvojë në Xhihad.

Personat që shkojnë në territorin nën sundimin e IS në Siri veç kësaj mund të deklarojnë nëse dëshirojnë të angazhohen si luftëtarë apo si atentatorë vetëvrasës.

Gazeta citon Zyrën Federale të Policisë Kriminale me pohimin: “Ne besojmë se me shumë gjasa bëhet fjala për dokumente të vërteta”.

Fjala është për rrjedhje informacioni të përmasave të mëdha, e cila mendohet se përfshin mijëra dosje të tilla të personelit.

Këto dokumente tani do të ndihmojnë për të nxjerrë para gjyqit anëtar të grupit terrorist.

Dokumentet, sipas Süddeutsche Zeitung, tregojnë edhe se cilët gjermanë kanë ndikim të veçantë te IS, dhe se cili shërben si një lloj garanti për rekrutët e rinj.

Midis tyre bën pjesë edhe islamisti gjerman Christian Emde, i cili e shoqëroi publicistin gjerman Jürgen Todenhöfer në udhëtimin e tij nëpër territorin e Shtetit Islamik.

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Evropa
Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Azia
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori