Zbulohen detaje: Ylli i Man Utd është penduar që ka nënshkruar për ‘Djajtë e Kuq’

Një futbollist i Manchester United thuhet se është penduar për zgjedhjen që bëri për ta pranuar ofertën e tyre.
Manchester United ka transferuar Matheus Cunhan përpara sezonit të ri, pasi aktivizoi klauzolën e lirimit prej 62.5 milionë eurosh në kontratën e tij me Ëolves.
‘Djajtë e Kuq’ vazhdojnë të jenë aktivë në afatin kalimtar, me Bryan Mbeumo të Brentford që është në radarin e trajnerit Ruben Amorim.
Pritet një tjetër verë me shpenzime të mëdha, ndërsa Amorim kërkon të sjellë edhe një sulmues të ri. Në listën e dëshirave janë Viktor Gyokeres i Sporting Lisbonës dhe Victor Osimhen i Napolit.
Edhe verën e kaluar Manchester United investoi shumë, duke afruar emra si Manuel Ugarte, Matthijs de Ligt dhe Joshua Zirkzee.
Për të mos përmendur Leny Yoro, i cili u transferua nga Lille në një marrëveshje që mund të arrijë deri në 58.9 milionë euro.
United ia doli të mposhtte konkurrencën e Real Madrid për firmën e Yoros, duke e lidhur me një kontratë pesëvjeçare.
Transferimi i tij u konsiderua si një lëvizje e fuqishme, për shkak të talentit dhe potencialit të madh që ai ka. Madje u cilësua si ‘Raphael Varane i ri’.
Por sipas burimeve të Defensa Central në Spanjë, Yoro tani është i penduar që zgjodhi Manchester United në vend të Real Madridit.
Raporti thekson se edhe pse Real Madrid ‘e dëshironte’ transferimin e Yoros në ‘Santiago Bernabeu’, ‘mbrojtësi francez përfundoi duke zgjedhur milionat’ që i ofroi United.
Thuhet se ‘gjëja më e keqe’ për Yoron është ndjenja se ka bërë një gabim serioz, duke shtuar se mbrojtësi ndjen keqardhje që nuk pranoi ofertën e klubit madrilen verën e kaluar.
Yoro bëri debutimin e tij zyrtar me Manchester United në dhjetor, pasi kaloi verën i dëmtuar gjatë fazës përgatitore.
Ai zhvilloi 33 ndeshje në të gjitha garat sezonin e kaluar, përfshirë 21 paraqitje në një fushatë të dobët të United në Ligën Premier./Telegrafi/




















































