Zbulimi i artefakteve arkeologjike te Kalaja e Vuçakut, Lladrovci: Do të shohim mundësinë e rregullimit të rrugëve dhe tabelave udhëzuese për shkak të vizitorëve

Në Kalanë e Vuçakut e cila ndodhet në komunën e Drenasit, së fundmi janë zbuluar artefakte arkeologjike që dëshmojnë jetesën e lashtë në atë zonë.
Kryetari i kësaj komune Ramiz Lladrovci, ka vizituar punimet të cilat po bëhen nga arkeologët, prej të cilëve u informua për gjetjet në atë zonë, shkruan Telegrafi.
Në një deklaratë për Telegrafin, ai tha se do e shohin mundësinë e rregullimit të rrugës dhe tabelave udhëzuese, por edhe krijimi të një kodi të veçantë të ndarjes së mjeteve buxhetore.

“Hulumtimet e filluara më 2017, tashmë rezultuan me gjetje tejet të vlefshme. Aktualisht rruga te Kalaja është e hapur, por, do të shohim mundësinë e shtrimit të rrugës me zhavor dhe tabelat udhëzuese, dhe vazhdimin e hulumtimit. Gjithsesi, do të shohim a mund bëjmë kod të veçantë dhe të ndajmë mjete buxhetore”, tha Lladrovci.
Ndër tjerash ai për planet për kalanë u shpreh se Kalaja e Vuçakut është një perlë arkeologjike dhe do të trajtohet mirë.
“Kjo perlë arkeologjike, gjithsesi do të trajtohet mirë si dhe vijimin e gjurmimi në Vërboc dhe Gradinë të Llapushnikut, por edhe vendet tjera duke e bërë Drenasin me peshë dhe brenda hartës së rëndësishme arkeologjike me peshë për Kosovën dhe më gjerë”, u shpreh ai.
Lladrovci ka bërë të ditur se gërmimet arkeologjike në Kalanë e Vuçakut kanë filluar në vitin 2017 nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, nën udhëheqjen e arkeologut Shafi Gashi. Megjithatë, sado premtuese ishin gërmime, ato u ndërprenë në vitin 2019 për shkak të mungesës së buxhetit, ndërsa në kohën e pandemisë, gërmimet u ndërprenë plotësisht dhe rifilluan me sukses në vitin 2024.
Në këto gërmime të reja, është zbuluar një altar romak në murin rrethues të kalasë, i cili daton në gjysmën e parë të shekullit III të Epokës së Re. Ky altar është një spolie i ripërdorur në ndërtimin e kalasë gjatë periudhës së Justinianit (527-565).
“Zbulimet arkeologjike tregojnë për vazhdueshmërinë e jetës në këtë vend nga parahistoria, në mesjetë e deri më sot, duke zhvendosur kufijtë dhe hartat e pranisë së monumenteve kushtuar perandorëve romakë si dhe artefakteve të hershme duke përfshirë enë tryeze dhe amfora transporti.
Ky zbulim tregon se Kalaja e Vuçakut ka qenë një vend i rëndësishëm për jetën shoqërore në zemrën e Kosovës, duke qenë në lidhje me Kalanë e Vërbocit dhe Gradinës së Llapushnikut, të cilat do të hulumtohen dhe harta arkeologjike do të pasurohet për komunën tonë dhe Kosovën si destinacion turistik-arkeologjik me vlera të mëdha.
Përgëzime arkeologëve të angazhuar në këtë projekt, njëherësh i inkurajojmë të vazhdojnë me punën duke ndriçuar të kaluarën tonë dhe të vendit gjatë periudhave të ndryshme historike. Megjithëse niveli qendror do të duhej të ishte përgjegjës për investimet në këtë drejtim, do të shohim mundësinë për të ofruar përkrahje edhe nga komuna”, shkruan Lladrovci.
Ndryshe, Kalaja e Vuçakut, ndodhet rreth 12 kilometra në jugperëndim të Drenasit, dhe shtrihet mbi dy kreshta shkëmbore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Komuna e Obiliqit inspekton Termocentralin Kosova B, kërkon ndërhyrje të ministrive për të ndalur ndotjen

Bulliqi: Kemi furnizuar Bibliotekën e Qytetit me 1 mijë e 834 libra të rinj në vlerë afro 20 mijë euro

Trafiku Urban nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me ndërmarrjen KU’ZINA

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Notat e lojtarëve: Inter 0-3 Milan, vlerësimi për Asllanin dhe lojtarët e tjerë

Të armatosur deri në dhëmbë - forcat speciale të Policisë së RS-së po e ruajnë Dodikun në Sarajevë

Pas tentim arrestimit, reagon Dodik: Bosnja nuk është vend ku ndihemi të sigurtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

Provokim apo rastësi? Pas Gjestit, edhe Jozi publikon video duke u shëtitur në 'Lamborghini'