Policia gjermane kreu një aksion të koordinuar bastisjesh në shtatë shtete federale.

Policia gjermane ka arrestuar shtatë persona dhe ka sekuestruar kokainë me vlerë disa miliardë euro.


Bëhet e ditur se janë kapur 35 ton kokainë, shkruan gazeta gjermane, Bild.

Hetuesit deklarojnë se është kapja më e madhe e kokainës në Gjermani, shkruan kronenzeitung.

Bastisjet në kuadër të operacionit "Plexus" u kryen në Nordrhein-Westfalen, Bavari, Berlin, Brandenburg, Hamburg, Hesse dhe Saksoninë e Ulët.

Zyra e prokurorit të shtetit në Dyseldorf tha se operacioni u krye nga një ekip hetuesish narkotikësh nga doganat dhe policia nga Stuttgarti, North Rhine-Westphalia dhe Karlsruhe. /Telegrafi/