Zamira Hajiyeva është gruaja që ka shpenzuar 18 milionë euro për 10 vite në Harrods, një rrjet dyqanesh luksoze në Londër.
Sipas të dhënave të autoriteteve britanike, brenda një dite Zamira ka shpenzuar 200 mijë euro duke blerë parfume, orë dhe stoli.
BBC raporton se ajo është objektivi i parë i ligjit të ri në Mbretërinë e Bashkuar kundër korrupsionit.
Me origjinë nga Azerbajxhani, Zamira është bashkëshortja e një ish-bankieri.
Zamira Hajiyeva humbi betejën ligjore që emri i saj të qëndronte anonim, por mediat britanike argumentuan se publiku duhet të njohë faktet e plota të kësaj dosje.
Zamira rrezikon që të humbasë shtëpinë e saj në Londër që kushton plot 15 milionë dollarë dhe një fushë golfi në Berkshire nëse nuk arrin që të shpjegojë origjinën e pasurisë së saj.
Sipas mediave, përcjell tvklan.al, 55-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj Jahangir Hajiyev duhet të japin arsye të forta se si mundën të blenin shtëpinë e tyre në lagjen më të shtrenjtë të Londrës.
Një ligj i ri i Mbretërisë së Bashkuar synon të zbulojë zyrtarët e huaj të dyshuar si të përfshirë në korrupsion, të cilët kanë pastruar paratë në Britaninë e Madhe.
Ligji i ri i detyron këta persona që të tregojnë dhe justifikojnë pasurinë e tyre.
Nëse një zyrtar i huaj i dyshuar për korrupsion apo familjarë të tij nuk mund të vërtetojnë burimin e pasurisë, atëherë Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani kërkon në Gjykatën e Lartë që të konfiskojë pronën.
Jahangir Hajiyev është ish-kryetar i Bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit.
Ai u burgos në vitin 2016 pasi u dënua me 15 vite si pjesë e një skeme mashtrimi ku u përvetësuan milionë Euro nga banka. Gjykata e urdhëroi gjithashtu që të paguajë 39 milionë dollarë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026
Çfarë objektivash mund të godasë Ukraina në Rusi pas heqjes së kufizimeve të ATACMS?
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap
"Hezbollahu ka lëshuar rreth 100 predha nga Libani" - ushtria izraelite jep detajet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian