LAJMI I FUNDIT:

Zafir Berisha: Nuk e nxjerri lehtë flamurin e bardhë, “Klani Pronto” qëndron prapa decertifikimit tim (Video)

Zafir Berisha: Nuk e nxjerri lehtë flamurin e bardhë, “Klani Pronto” qëndron prapa decertifikimit tim (Video)

Deputeti i Nismës për Kosovën, njëherësh edhe kandidat i kësaj partie për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se vendimi i KQZ-së për decertifikimin e tij nga gara është bërë me ndikim të politikës.

“As që më ka shkuar mendja se mund të decirtifkohem për faktin se para tre muajve jam zgjedhur deputet i Kuvendit me këto ligje, kjo ishte një befasi për mua. Të gjitha përgatitjet janë bërë, por unë kam dilemat e mia dhe është ndërhyrje politike në vendimet e ekzekutivit në këtë rast KQZ-së”, ka deklaruar Berisha.

Ai ka thënë se janë atakuar nga njësitet e Klanit Pronto, pasi që sipas tij nuk kanë mundur të pranojnë një fitore të Nismës në Prizren.


Berisha ka thënë se ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme lidhur me vendimin e KQZ-së, dhe pret që nesër të merr përgjigje në ankesën e tij.

“Nëse ka drejtësi në Kosovë unë do të jem pjesë e garës së 22 tetorit”, ka thënë Berisha.

Deputeti i Nismës ka thënë se është i gatshëm ta lëshojë edhe Kosovën në rast se ai dëmton imazhin e Kosovës.

“Në rast se Zafir Berisha me një gjobë prej 140 euro që ka pas para dy tri viteve dëmton imazhin e Kosovës, atëherë jam në gjendje me u largu vetëm nga gara por edhe nga Kosova”, u shpreh Berisha.

Ai shoti se nuk dorëzohet lehtë.“Nuk jam ai që lehtë e nxjerri flamurin e bardhë dhe dorëzohem”, tha Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori