LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Negociatat do t’i fillojmë me BDI-në, pastaj Besën dhe Aleancën

Zaev: Negociatat do t’i fillojmë me BDI-në, pastaj Besën dhe Aleancën

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, pa kaluar shumë kohë nga marrja e mandatit realizoi takim me kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Pas përfundimit të takimit me Kasamin, Zaev foli para gazetarëve ku tha se do të ishte më mirë që në qeverinë e re të marrin pjesë tre partitë shqiptare. Ai tha se në fillim negociatat për qeverinë e re do t’i fillojnë me BDI-në, pastaj me Besën dhe në fund me Aleancën, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Njëherë do të fillojmë biseda me BDI-në, pastaj me Besën dhe në fund me Aleancën për Shqiptarët. E tërë kjo me qëllim të përafrimit të qëndrimeve të përgjithshme dhe kur të kemi qëndrime të afërta, bashkërisht të ulemi në tavolinën e bisedave. Shumë qytetarë presin subvencione, nxënësit presin largimin e testimit ekstrën, presin pranuesit e ndihmave sociale. Pret dhe PSP-ja, mandati i tyre afrohet. Unë besoj se Specialja punën e saj do ta çon deri në fund, dhe do të gjinden mënyra jo vetëm nëpërmjet ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve, t’i vazhdohet mandati. Duhet të punojmë në këtë drejtim. Disa thonë se duhen 2/3 të votave, sidoqoftë do të mundohemi. Ky institucion është bashkërisht i themeluar dhe ky institucion duhet ta përfundoj punën e filluar”, deklaroi Zaev pas përfundimit të takimit me Kasamin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori